Dita Botërore e Gjuhës Arabe / Në Shkodër promovohet vepra “Shkenca fton në besim”

dita arabe

Në ambientet e Bibliotekës së Qytetit në Shkodër u zhvillua një aktivitet kulturor i organizuar nga Myftinia Shkodër me rastin e Ditës Botërore të Gjuhës Arabe, ku u promovua libri “Shkenca fton në besim” i autorit Abraham Cressy Morrison.

Libri, i përkthyer në shqip nga teologia Arta Ujkaj, trajton raportin mes shkencës dhe besimit, duke sjellë argumente reflektuese mbi harmoninë mes dijes shkencore dhe dimensionit shpirtëror.

Teologia Zamira Puka vlerësoi rëndësinë e veprës si një kontribut i çmuar në nxitjen e dialogut mes besimit dhe arsyes, si dhe rolin e gjuhës arabe në trashëgiminë fetare dhe kulturore.

Promovimi u zhvillua në një atmosferë reflektuese dhe bashkëbisedimi mes të pranishmëve.