Disa nga monumentet e Shkodrës së shpejti në restaurim / DRTK : Trashëgimia kulturore, prioritet i sezonit veror në Shkodër

Restaurimi i urës së vjetër mbi lumin Buna dhe Kishës së Drishtit janë dy nga projektet më të afërta që do të nisin zbatimin në Shkodër nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore.
Në kuadër të projektit për sistemimin e hyrjes së qytetit të Shkodrës, punimet për restaurimin e urës pritet të nisin javën e ardhshme, bën të ditur drejtoresha e DRTK Shkodër, Amila Gjyrezi.
Gjatë sezonit veror, mirëmbajtja dhe promovimi i parqeve arkeologjike në Shkodër dhe Lezhë janë në fokusin kryesor të punës së institucionit.
Sipas të dhënave zyrtare, numri i vizitorëve në Parkun Arkeologjik të Shkodrës ka shënuar një rritje me 20% gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Përfundimi I restaurimit të dy prej objekteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, Xhamisë së Plumbit dhe kompleksit “Gjurmë Fishtiane si dhe ndërhyrje ne objekte te tjera monumente kulture, pritet të sjellin një rritje të ndjeshme të interesit turistik dhe kulturor në Shkodër.