Diplomimi i maturantëve / Në gjimnazin “Oso Kuka” i japin lamtumirën bankave 150 maturantë

diplomimi oso kuka

150 maturantë, mes të cilëve 19 ekselentë, u diplomuan në gjimnazin “Oso Kuka” në Shkodër.

Një festë e cila më së shumti emocionoi vetë maturantët.

Ndonëse ende nuk është bërë analiza e procesit, pasi mungojnë edhe 2 rezultatet e provimeve të fundit, për drejtoren e shkollës, Teuta Çoku, matura do të përfaqësohet me medalista

Ceremonia u shoqërua me muzikë, momente artistike të përgatitura nga vetë nxënësit, si dhe një atmosferë festive e mbushur me duartrokitje, përqafime dhe emocione!

Në fund të aktivitetit u shpërndanë edhe certifikata për ekselentët dhe maturantët në tërësi.