Lajme

Dinamo-Vllaznia, trajneri Daja: Duhet të tregohemi pragmatistë

Dinamo do të presë Vllazninë në “Elbasan Arena” në kuadër të javës së 25-të të “Abissnet Superiore”. Trajneri i bluve, Ilir Daja ka dalë në një konferencë për shtyp, duke evidentuar vështirësitë që mbart kjo ndeshje.

“Këtë javë përplasen katër skuadrat e para me njëra-tjetrën, ne me Vllazninë dhe Egnatia me Partizanin, por do edhe shumë javë të shkojmë te ‘Final 4’. Është një ndeshje shumë e vështirë kjo me Vllazninë, sepse nuk vijmë në të njëjtat pozita, jo për shkak të pikëve, sepse diferenca është e vogël”.

“Vllaznia është më mirë psikologjikisht, vjen pas disa ndeshjesh pozitive, ndërsa kemi pasur oshilacione në drejtim të rezultateve për shkak të problematikave tona. Ndeshjet tona me Vllazninë janë të bukura, jemi dy ekipet që kanë shënuar më shumë gola”.

“Kundrejt Vllaznisë spektakli nuk ka munguar, por këtë herë duhet të mos shohim këtë pjesë. Na duhet të jemi pragmatistë. E dimë që përballë kemi një Vllazni në një moment shumë të mirë”.

“Na kanë munguar disa titullarë, duke nisur nga kapiteni Dita. Dhe këto mungesa kanë bërë që të mos jemi në formën më të mirë. Në futboll diferencën e bëjnë lojtarët kualitativë dhe ekipit tonë i kanë munguar 5-6 lojtarë këto javë. Prandaj kemi pasur oshilacione, që i kalojnë të gjitha ekipet. Jemi munduar të fokusohemi te lojtarët që kemi pasur në dispozicion, kështu do të bëjmë edhe këtë herë”.

“Na janë shtuar në stërvitje 2-3 lojtarë të tjerë, por që nuk kanë formën e tyre optimale. Të gjitha këto nuk janë justifikime që të mos nisemi si të barabartë me Vllazninë. Kemi bërë një kampionat po aq të mirë sa Vllaznia”.

“Besoj që ndeshja nuk i ngjan ndeshjes, atë që kemi bërë në dy faza është arkivuar, fokusohemi te sfida e nesërme. Dy ekipet luajnë futboll të hapur dhe kjo na pëlqen në thonjëza edhe neve, ashtu siç i pëlqen Vllaznisë. Shpresoj të kemi rikuperuar energji nga ndeshja me Teutën. Nuk kemi rrugë tjetër, do të futemi në fushë vetëm për të marrë fitoren”.

Blerti Delija

Recent Posts

Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, PDK: Po mbahen peng institucionet. LVV: Opozita kërkon bllokadën

Seanca e kësaj të diele (25 maj) ka dështuar sërish për konstituimin e kuvendit të…

14 hours ago

Moto Fest Shkodra 2025 – Eventi i  organizuar nga Bashkia kulmoi me performancën e grupit të njohur “Elita 5”

"Moto Fest Shkodra 2025 " ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë…

14 hours ago

Parcelë me kanabis në malin e Rrencit – Arrestohet 30- vjeçari nga Velipoja, në kërkim i vëllai dhe një shtetas tjetër

Një 30- vjeçar nga Velipoja është vënë në pranga nga policia e Lezhës. Bëhet me…

14 hours ago

Kontratat kolektive – Tuka: Gjatë vitit 2024 në Shkodër u zbatuan deri në masën 90%

Gjatë vitit 2024 në Shkodër kontrata kolektive u zbatuan deri në masën 90%. Këtë gjë…

14 hours ago

Shije që nuk harrohet kurrë – Shkodranët kujtojnë gatimet e gjyshes

Në çdo familje shqiptare  gjyshja nuk është vetëm simbol i dashurisë, por mbi të gjitha…

14 hours ago

Shiroka turistike  – Qytetarët: E frekuentojmë për ajrin e pastër dhe natyrën

Shiroka është kthyer në një qendër turistike që po frekuentohet çdo herë e më shumë…

14 hours ago