Digjet restoranti në Theth. Flakët shkrumbuan objektin, pronarja: Nuk kam konflikte

digjet theth

Flakët e zjarrit kane djegur një restorant në Theth.

Objekti është djegur tërësisht gjatë mesnatës, por pavarësisht dëmeve të mëdha materiale nuk ka shkaktuar humbje në jetë njerëzish.

Sipërmarrësja Aida Gjeçaj thotë se të parët kanë qenë banorët, që kanë ndërhyrë për të shuar flakët, më pas edhe shërbimi zjarrfikës, por pa mundur të shpëtojnë objektin.

Gjendesha në Tiranë, kur më kanë njoftuar në 2 të natës, që kishte rënë zjarr në subjektin tim. Komshinjtë kanë ndërhyrë, kanë fikur zjarrin. Kjo ishte një strukturë restorant me panele diellore,” tha znj. Gjeçaj.

E pyetur për shkaqet e mundshme, ajo thotë se nuk ka konflikt me njeri, teksa përjashton edhe shkëndijën elektrike si shkak të rënies së zjarrit.

Ekspertët kanë konfirmuar që energjia elektrike nuk është shuar, edhe pse godina kishte marrë flakë. Kam vetëm pesë dhoma në pronësi, pasi nuk kam dashur të ndërtoj asnjë gjë pa leje. Koincidenca është e keqe, pasi unë nuk kam procedim për prishje siç mund të kenë një pjesë e banorëve, sepse me koshiencë nuk kam marrë asnjë veprim për ndërtim, për të cilat mund të penalizohesha me procedim, me gjoba,” tha pronarja e restorantit.

Ky objekt operonte në zonën e Thethit, aty ku prej disa ditësh ka nisur aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje.