Lajme

Dialogu Kosovë–Serbi, Kallas: Do ta bëjmë më funksional me Sorensenin

Peter Sorensen, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, do të përpiqet ta bëjë më funksional raportin mes tyre.

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, tha të enjten se ajo është në dijeni të kritikave rreth mënyrës si po zhvillohet dialogu 14-vjeçar dhe sa pak praktik ka rezultuar firmosja e marrëveshjeve të shumta mes dy vendeve.

Nga 1 shkurti, z. Sorensen ka marrë stafetën e lëshuar nga paraardhësi Mirosllav Lajçak.

Sapo kemi emëruar përfaqësuesin e posaçëm për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës, Peter Sorensen. Unë do të shoh me të në muajin mars për atë se si do të vazhdojmë me këtë. Është e qartë se normalizimi i raporteve është i nevojshëm për dyja vendet. Dhe nëse ato mendojnë se mund të lëvizin përpara në rrugëtimin evropian, atëherë unë mendoj se një gjë e tillë nuk është e mundur.

Ndërkohë dëgjojmë kritika rreth këtij formati. Prandaj unë vërtetë dua të shikoj se si mund ta bëjmë këtë funksional. E kam adresuar këtë edhe me ministrin e jashtëm të Serbisë. Dhe ai më ka thënë se është i gatshëm vërtetë të investojnë kohë në normalizimin. Dhe po ashtu natyrisht sapo kemi pasur zgjedhjet në Kosovë. Të shohim se si do të formohet qeveria e re dhe në cilën mënyrë do të ecim tutje,” tha znj. Kallas në një bisedë me gazetarët. /Koha

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Dita e dyerve të hapura – Shkolla profesionale “Hamdi Bushati” fton klasat e 9-ta për t’u informuar

Klasat e 9-ta të shkollave private e publike ishin të ftuara në ditën e dyerve…

1 hour ago

Papa Leone XIV bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës

Papa Leone XIV bëri thirrje sot për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës,…

1 hour ago

Mesazhi i Ambasadës së SHBA për zgjedhjet, Berisha: Uruan shqiptarët, është asgjësimi i Edi Ramës

Mesazhi i Ambasadës amerikane në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit, ka nxitur reagimin e…

1 hour ago

Zgjedhjet e 11 majit, SHBA: Urojmë popullin e Shqipërisë, presim të vazhdojmë partneritetin

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar për herë të parë në lidhje me zgjedhjet parlamentare të…

1 hour ago

Menaxhimi i sezonit turistik – Bashkitë kërkojnë vëmendjen e institucioneve qëndrore

Turizmi në qarkun Shkodër ende pa nisur po ndeshet me problem të mëdha. Në një…

1 hour ago

Synohet përfundimi para afatit – Rikonstruksioni i shkollës “Ndre Mjeda” ecën me ritme të shpejta

Rikonstruksioni i plotë i shkollës “Ndre Mjeda” në Shkodër po ecën me ritme të shpejta,…

2 hours ago