Dhurimi vullnetar i gjakut, nevojë e përhershme / Rritet numri i dhuruesve, por kërkesat mbeten të larta

vera gjinaj

Nevoja për gjak në Spitalin Rajonal të Shkodrës vijon të mbetet e vazhdueshme, ndërkohë që aktualisht rezervat janë të pamjaftueshme për disa grupe gjaku. Sipas punonjësve të Bankës së Gjakut në Shkodër, familjarët e pacientëve mbeten dhuruesit kryesorë, veçanërisht në rastet emergjente.

Sipas koordinatorës së dhurimit të gjakut pranë degës rajonale të Kryqit të Kuq, megjithëse numri i dhuruesve të gjakut ka shënuar rritje gjatë viteve të fundit, serish mbetet i pamjaftueshëm.

 Shumica e dhuruesve janë të rinj, kryesisht studentë të Universitetit të Shkodrës, ndërsa një kontribut i rëndësishëm vjen edhe nga komunitetet fetare

Për vitin 2026, Kryqi i Kuq synon rritjen e mëtejshme të numrit të dhuruesve përmes fushatave të zgjeruara të ndërgjegjësimit, të cilat do të shtrihen në institucione arsimore, komunitete dhe grupe të ndryshme shoqërore, me synimin për të forcuar kulturën e dhurimit vullnetar të gjakut.