Dhurimi i mjeteve për lehtësimin e lëvizjes – Motorë dhe karroca elektrike u dhuruan për PAK

dhurimi i mjeteve f

Java e re nisi me dhurimin e 7 motorëve elektrikë Scooter nga “The Door Albania” për PAK.

Ky akt u zhvillua në mjediset e reja të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Qarku Shkodër.

Këto motorë elektrikë janë një ndihmesë e madhe për personat e kësaj shtrese, pasi lehtësojnë lëvizjen e tyre në rrugë.

Jakoja shprehet se nga shtatori, PAK kanë përfituar një rritje të mbështetjes financiare.

Në ditët në vazhdim, fushata e dhurimit të motorëve elektrikë do të zhvendoset në Bashkinë e Malësisë së Madhe e më vonë në bashki të tjera të qarkut Shkodër.