Dhurimi i gjakut, Rama: Të forcojmë zinxhirin e solidaritetit
Kryeministri Edi Rama, si çdo vit, bashkë me disa prej punonjësve të Kryeministrisë, dhuruan gjak për t’u solidarizuar dhe në mbështetje të gjithë personave që kanë nevojë për gjak.
Mjekët e Qendrës Kombëtare të Gjakut e konsideruan aktin e dhurimit vullnetar jo vetëm shumë të rëndësishëm për personat në nevojë, por edhe për vetë dhuruesit.
“Është shumë i vyer, sepse duhet të vësh veten në pozitën e atyre prindërve që i kanë fëmijët me këto nevoja. Përtej kësaj është shumë zhvillim pozitiv edhe për organizmin tënd,” tha z. Rama.
Kryeministri ftoi të gjithë personat e shëndetshëm që të kryejnë disa herë në vit aktin vullnetar të dhurimit të gjakut, për t’u ndjerë më mirë fizikisht, por mbi të gjitha si një gjest solidariteti për shumë fëmijë që kanë nevojë për gjak, për t’u trajtuar në qendrat spitalore të vendit.
