Dhurim vullnetar gjaku – Mjekja Temali: Sigurimi i gjakut mjaft i nevojshëm për spitalin e Shkodrës

Organizata Alternativa Studentore, në bashkëpunim me Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Spitalin Rajonal Shkodër dhe Operatorin e Kujdesit Shëndetësor, organizoi një seancë të posaçme dhurimi gjaku në mbështetje të Bankës së Gjakut të Spitalit Rajonal Shkodër.
Kjo nismë humanitare ka për qëllim të ndihmojë pacientët që kanë nevojë për gjak, të promovojë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e dhurimit vullnetar dhe të krijojë një frymë solidariteti e përgjegjësie qytetare brenda komunitetit universitar dhe më gjerë.
Banka e Gjakut në Shkodër është në bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet e qytetarët për të siguruar sa më shumë njësi gjaku, të cilat janë mjaft të nevojshme për operacionet e ndryshme apo edhe për fëmijët talasemikë.