Dhurim gjaku nga besimtarët myslimanë / Akt humanitar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut

Dhjetëra besimtarë myslimanë në Shkodër iu përgjigjën thirrjes për të dhuruar gjak në një seancë të organizuar nga Myftinia e Shkodrës në bashkëpunim me degën lokale të Kryqit të Kuq, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut.
Në këtë aktivitet humanitar, drejtues të Myftinisë falënderuan të gjithë pjesëmarrësit dhe theksuan rëndësinë e angazhimit qytetar në fushata të tilla, që ndihmojnë drejtpërdrejtë të sëmurët që kanë nevojë jetike për gjak.
Sipas specialistëve, dhurimi i gjakut është veçanërisht i domosdoshëm gjatë muajve të verës, kur nevojat rriten ndjeshëm, sidomos për pacientët talasemikë.
Aktualisht, siç bëhet e ditur nga Kryqi i Kuq, dhuruesit më të shumtë janë të rinjtë, veçanërisht studentët e Universitetit të Shkodrës.
Apeli për dhurim gjaku mbetet i hapur për të gjithë qytetarët që duan të japin kontributin e tyre në shpëtimin e jetëve