Dhurata për 1 mijë fëmijë në Lezhë – Gjermania dhuron pako festive për vogëlushët e zonave rurale

pako fest lezhe

Rreth 1000 fëmijë nga zonat rurale të Lezhës u surprizuan këto ditë nga ardhja e “Babagjyshit të Vitit të Ri”, i cili u shpërndau atyre pako festive. Elfët udhëtuan në disa shkolla të njësive administrative për të takuar nga afër fëmijët dhe për të parë buzëqeshjet e tyre teksa zbulonin surprizat e përgatitura nga bashkëmoshatarët e tyre gjermanë.

Presidenti i “Christmas Package Convoy”, Stefan Harrichhausen, u shpreh i lumtur që ndodhej në Lezhë dhe që pa nga afër gëzimin e fëmijëve teksa merrnin dhuratat festive.

Kemi udhëtuar dy ditë pa ndalesë nga Gjermania drejt Shqipërisë për t’u ardhur pranë këtyre fëmijëve. Kemi tre ditë që shpërndajmë dhurata në kopshte dhe shkolla. Jam shumë i lumtur dhe krenar për të gjithë njerëzit që mundësuan këtë nismë.”

Pakot festive u shpërndanë për fëmijë të moshave 3 deri në 11 vjeç, në shkollat e njësive administrative të Bashkisë Lezhë, falë edhe koordinimit me Drejtorinë Rajonale të Arsimit.

Për angazhimin dhe mbështetjen e dhënë për fëmijët lezhjanë, kryetari i Bashkisë Lezhë akordoi certifikata mirënjohjeje dy grupimeve të përfshira në këtë iniciativë.