Dhunoi bashkëshorten, arrestohet – Uniformat blu prangosin 37- vjeçarin nga Gruda e Re

Policia e Shkodrës njofton se ka arrestuar një shtetas 37- vjeçar nga fshati Grudë e Re në Rrethina të Shkodrës.
Sipas uniformave blu, ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërkohë, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për një 64- vjeçar, banues në Shkodër.
Uniformat blu bëjnë me dije se ky person ka goditur me grushte për motive të dobëta fqinjin e tij 44 vjeç.
Në gjendje të lirë ka nisur procedimi penal edhe për një 57- vjeçar, banues në Shkodër.
Sipas policisë, procedimi ka nisur pasi ,gjatë kontrollit të ushtruar në lavazhin në pronësi të tij është konstatuar se ushtronte aktivitetin pa e regjistruar në organet tatimore dhe kishte punonjës të padeklaruar.