c166944c9f7747a2804f8128d917da82
Katër javë pas nisjes së procesit të numrit të popullsisë dhe banesave në të Shqipërinë, procesi po vijon normalisht.
Vlerësimi vjen nga Drejtoresha e Institutit të Statistikave (INSTAT), Elsa Dhuli në një intervistë për ATSH-në. Ajo tha se deri tani janë mbledhur rreth 70 % e të dhënave, ndërsa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’u përgjigjen anketuesve të INSTAT-it.
Për drejtoren e INSTAT-it, të dhënat e dala nga Censi do të ndihmojnë si qeverinë qendrore dhe atë lokale për mirëmenaxhim të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe komunitetit.
“Informacionet që do t’i shërbejnë komunitetit për të prodhuar e pasur informacion mbi statistikat sociale ekonomike, demografike, ndryshimet demografike që kanë ndodhur, cilat janë kushtet e banesës së popullsisë rezidente në territorin e Republikës së Shqipërisë, pra një informacion i një rëndësie vërtet shumë të lartë,“ u shpreh drejtoresha Dhuli.
Ajo kujtoi se Censi duke ndjekur rekomandimet e OKB-së dhe rregulloret e BE-së ka një set pyetjesh të cilat janë të detyrueshme për tu pyetur dhe përgjigjur nga qytetarët, të cilat shërbejnë për prodhimin e një seti statistikash zyrtare të përcaktuara.
Censi i Popullsisë dhe Banesave ka filluar në datën 18 shtator 2023 dhe do të zgjasë 6 javë.
Sipas ligjit, çdo person, i cili në periudhën që do të kryhet Censi është banor i zakonshëm brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, është i detyruar të sigurojë informacionin e kërkuar në pyetësorët e Censit, në një mënyrë të plotë, të saktë dhe të besueshme.
Për herë të parë do të kemi të dhëna të sakta edhe për numrin e të huajve që jetojnë në Shqipëri.
Përjashtimet e vetme janë pyetjet në lidhje me identitetin etnik, fenë dhe gjuhën, për të cilat mund të zgjidhni opsionin “preferoni të mos përgjigjeni”.
Ky është censi i 12-të në historinë e Shqipërisë. Censi i parë është zhvilluar në vitin 1923, 100 vite më parë.
Të dhënat e përfituara nga regjistrimi i vitit 2023 do të publikohen në Qershori 2024.
Në një intervistë për “The Times”, Viktor Montaljani i ka kërkuar Federatës së Futbollit që…
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi ligjëratën akademike me temë: “Metodologjitë e kërkimit në një…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet punimeve duke i çelur kështu rrugë projektit…
Zef Çukaj dhe Simon Çukaj prej ditësh janë rikthyer nga Anglia dhe Italia, vende ku…
Teksa inspektoi investimin që po bëhet në furnizimin me ujë vaditës të fshatrave Shelqet, Pistull…
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, në shkollën “Pashko Vasa” u organizua aktiviteti festiv…
This website uses cookies.