Dezinsektimi në Lezhë / Ndërhyrje në puseta, bodrume dhe hapësira me ujë kundër mushkonjave

desinsektimi lezhe

Në Lezhë vijon procesi i dezinsektimit në kuadër të marrëveshjes me Institutin e Shëndetit Publik.

Kjo është faza e katërt e ndërhyrjes, ku janë trajtuar gjithsej 16.5 hektarë sipërfaqe me ujë të përhershëm dhe të përkohshëm si kanale, pellgje, laguna dhe parqe, si dhe rreth 4500 metra katrorë puseta e bodrume në Lezhë dhe Shëngjin.


“Fushata e dezinsektimit në Lezhë ka nisur në muajin prill dhe do të vijojë deri në tetor, me 12 ndërhyrje çdo 14 ditë.

 Qëllimi është reduktimi i densitetit të mushkonjave përmes kontrollit të larvave.”

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor po monitoron situatën në terren edhe përmes bashkëpunimit me subjektet private, që kërkohet të pajisen me certifikatën DDD, për të parandaluar vatrat me rrezik të lartë dhe për të garantuar një mjedis të shëndetshëm për komunitetin.