Dështon sërish përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, reagimet e AAK, LVV dhe LDK

Kuvendit të Koso

Kjo e premte shënoi sërish dështimin e përpjekjes së 31-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse në nisje të seancës maratonë tashmë, kryesusi Avni Dehari përsëriti kërkesën për propozimin e emrave për anëtarë të Komisionit Zgjedhor për Zgjedhjen e kryeparlamentarit, partitë politike nuk kanë paraqitur asnjë emër.

Nga 87 deputetë që ishin sot të pranishëm në sallë, vetëm 47 votuan pro, ndërsa seanca e radhës u shty sërish për pas dy ditëve në orën 11:00.

Reagimet politike:

Hyseni: Kuvendi jo funksional, Qeveria pa legjitimitet

Në një deklaratë për medie pas mbylljes së punimeve të Kuvendit, Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni  theksoi se situata politike është në krizë, me një Kuvend jo funksional dhe një Qeveri pa legjitimitet. Ai vuri në dukje një rënie të numrit të deputetëve të pranishëm në sallë dhe që shprehen me votë pro, si dhe mungesën e një lëvizjeje për tejkalimin e bllokadës institucionale. LDK-ja ka propozuar një alternativë për zgjidhjen e krizës, e prezantuar nga kryetari i partisë.

Haxhiu: Zgjidhja nuk varet vetëm nga LVV

Deputetja e Partisë LVV, Albulena Haxhiu tha se takimet për daljen nga bllokada vazhdojnë, por zgjidhja nuk varet vetëm nga Vetëvendosje. Ajo kritikoi mungesën e unitetit dhe theksoi se Kuvendi duhet të konstituohet para se të diskutohet për çështje të tjera. Haxhiu po ashtu shprehu habi ndaj insistimit të LDK-së për partneritet me PDK-në, duke thënë se “Ky insistim është i paqartë.”

Haradinaj: Të gjendjet zgjidhje, Kuvendi duhet të nisë punën

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj vlerësoi çdo iniciativë për zhbllokimin e situatës, pavarësisht mungesës së numrave nga opozita për të sjellë një zgjidhje. Ai tha se partia në pushtet duhet të reflektojë dhe të japë drejtim sa më të shpejtë për tejkalimin e krizës.

Në këtë situatë të ndërlikuar politike, pritshmëria mbetet që aktorët kryesorë të gjejnë zgjidhje dhe Kuvendi të fillojë punën e tij, për të garantuar stabilitetin dhe funksionimin e institucioneve.