Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniç ka bërë të ditur se procesi për shkarkimin e kryetarëve në komunat e veriut të Kosovës ka dështuar, për shkak të bojkotit që qytetarët serbe i bënë procesit.
Radoniç ka theksuar se në Leposaviq kanë votuar 124 qytetarë nga rreth 13.000 qytetarë me të drejtë vote apo 0.91 për qind, në Zubin-Potok 18 votues nga rreth 6.000 me të drejtë vote, në Zveçan s’ka votuar askush e në Mitrovicë të Veriut gjithsej 111 vota.
Ai ka thënë se përkundër sfidave, KQZ-ja ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm që t’iu mundësonte qytetarëve realizimin e të drejtës demokratike dhe ligjore.
“Konstatojmë se iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve të komunave Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut ka dështuar”, tha kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniqi.
Ndërkaq, në orën 19:00 në veriun e Kosovës u mbyll procesi i votimit për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe, të cilat u bojkotuan nga serbët mes thirrjeve të Listës Serbe.
Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz i ka premtuar Volodymyr Zelenskyt se Berlini do…
Policia e qytetit të Vorklavës ka qenë e impenjuar dy ditët e fundit pasi tifozët…
Klasat e 9-ta të shkollave private e publike ishin të ftuara në ditën e dyerve…
Papa Leone XIV bëri thirrje sot për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës,…
Mesazhi i Ambasadës amerikane në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit, ka nxitur reagimin e…
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar për herë të parë në lidhje me zgjedhjet parlamentare të…
This website uses cookies.