Dështon përpjekja e 15 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Përpjekja e pesëmbëdhjetë për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish. Deputetët u mblodhën vetëm për rreth pesë minuta, pa arritur të formojnë Komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. 56 deputetë votuan pro, ndërsa vetëm një votë ishte kundër, ndërsa një ishte kundër.
Seanca e radhës u vendos më 15 maj, ora 10:30.
Përpara seancës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat e nevojshëm për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.
Ai e cilësoi situatën si shqetësuese për qytetarët dhe kritikoi LVV-në për mungesë fleksibiliteti, duke kërkuar ndryshim kandidature për të dalë nga ngërçi politik.
Ndërkohë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se po pritet vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e zhvillimeve gjatë seancave të fundit në Kuvend.