Deputeti demokrat Flamur Noka paraqitet në SPAK: Ka dhjetëra raste kallëzimesh për krimet zgjedhore

Flamur Noka paraqitet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratik, Flamur Noka është paraqitur këtë të premte (27 qershor) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Sikurse ka bërë me dije vetë ai në një deklaratë për mediet, është paraqitur në SPAK në lidhje me atë që e konsideron si krime zgjedhore. Sipas tij, ka një sërë kallëzimesh e referimesh që opozita ka paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për krimet zgjedhore në të gjithë vendin.

Janë dhjetëra raste kallëzimesh e referimesh që PD dhe opozita ka paraqitur te SKAPI i partisë, duke nisur që nga Durrësi, Vora, Elbasani, Shkodra, Fieri, Vlora e gjithë Shqipëria.

Ne nuk jemi organ hetimor. Organi hetimor presupozohet të ishte ky nga mbrapa.

Isha për një sërë kallëzimesh për krimet zgjedhore. Konstatova që Task-Forca elektorale për krimin zgjedhor kishte vdekur ditën që ishte krijuar.”, tha ai.