Dëmtimi i investimeve publike / Shabaj apel qytetarëve: Mbrojini! Dëmi i konsiderueshëm

Në Bashkinë e Shkodrës një fenomen shqetësues që përsëritet vazhdimisht është edhe dëmtimi i investimeve publike.
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit dhe Monitorimit në Bashkinë e Shkodrës, Altin Shabaj në një intervistë për RTSH ka bërë një apel të hapur drejtuar qytetarëve, duke i kërkuar atyre të tregohen më të kujdesshëm ndaj aseteve publike.
Ai theksoi se investimet që realizohen janë me fondet e taksapaguesve shkodranë dhe se dëmtimi i tyre nuk ka vetëm kosto financiare, por gjithashtu dëmton edhe imazhin e qytetit.
Vitet e fundit, Bashkia e Shkodrës është kthyer jo vetëm në investues, por edhe riparues i dëmtimeve që kryhen në zona të ndryshme nga persona të papërgjegjshëm.
E këto të fundit harrojnë se të gjitha keto para dalin nga taksat e vetë qytetarëve shkodranë.