Dëmtimet, çështje për Vllazninë – Mjeku Çoba: 5 lojtarë të dëmtuar, do të rikthehen në janar

zyhdi coba 10

Dëmtimet e lojtarëve tek Vllaznia janë kthyer në shqetësim për stafin, ndërsa i fundit që i është shtuar listës së dëmtuarve është Klinti Qato, i cili ka çuar në 5 numrin e lojtarëve të dëmtuar te shkodranët aktualisht.

Kryesisht, dëmtimet janë muskulare, ndërsa Gruda ka shfaqur probleme me gjurin, i cili e ka operuar vetëm pak kohë më parë.

Lojtarët e dëmtuar parashikohet të mungojnë deri në janar.

Të dëmtuar, aktualisht, janë dy qendërmbrojtësit, Juric dhe Stojanovic, mbrojtësi i djathtë Gurishta, si dhe mesfushori Qato dhe sulmuesi i krahut Gruda.