Dembele: Kam kaluar vite të vështira, ëndërroj të fitoj “Topin e Artë”

Dembele

Në një intervistë për “France Football”, sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembélé, foli për shanset e tij reale për të fituar Topin e Artë:

“Shpresoj të jem të paktën midis 30 të nominuarve. Kam kaluar vite të vështira me dëmtime, madje edhe performanca zhgënjyese. Këtë sezon mendoj se kam bërë mirë, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të ishte e jashtëzakonshme të shihja emrin tim në listë.

Dhe të jesh një nga favoritët është tashmë një fitore e madhe, megjithëse shpresoj ta fitoj një ditë. Këto janë gjëra të vështira për t’u thënë, por fitimi i një Topi të Artë, kur je futbollist, është padyshim kulmi në një nivel individual. Është diçka për të cilën ëndërron që fëmijë. Më kujtohet kur e transmetuan në “Téléfoot”, kur pashë lojtarët duke marrë Topin e Artë, ishte e pabesueshme. Vetëm objekti, topi, është i jashtëzakonshëm”, ka thënë mes të tjerash Dembele, që ishte një nga protagonistët në suksesin e PSG-së në Champions League këtë sezon.