Lajme

Delegacioni europian vlerëson zgjedhjet në Kosovë: Gjithëpërfshirëse dhe paqësore

Vëzhguesit ndërkombëtar kanë bërë një pasqyrë, lidhur me procesin zgjedhor të një dite më parë në Kosovë për zgjedhjet parlamentare. Në emër të 24 vëzhguesve evropianë, që erdhën në cilësinë e vëzhguesve në Kosovë, ka folur nga kryesuesja e këtij delegacioni, Petra Bayr.

Kryetarja e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në konferencën për media tha se zgjedhjet e së dielës ishin gjithëpërfshirëse e paqësore dhe se votuesit, sipas saj, “demonstruan demokracinë”.

Ajo tha se në këto zgjedhje u shfaq një reliev politik në të cilin u përfaqësua komuniteti shumicë e pakicë.

Fushata, tha ajo ishte e qetë, përkundër retorikës nxitëse.

“Kemi pasur zgjedhje gjithëpërfshirëse, paqësore në Kosovë. Falënderoj autoritet e Kosovës që na kanë ftuar si vëzhgues. Votuesit Kosovës kanë demonstruar zotimin e tyre për demokraci duke votuar në mënyrë paqësore dhe pa tensione gjatë 9 shkurtit në zgjedhjet parlamentare”.

Ajo tha se zgjedhjet u mbajtën në përputhje me ligjin e ri të miratuar më 2023, i cili, sipas saj, ofron një kornizë ë përshtatshme ligjore.

Ajo foli edhe për përfaqësimin e grave, që tha se mbetet në nivel të ulët.

“Ligji parashikon një kuotë gjinore në listat e partive. Megjithatë, përfaqësimi i grave mbetet në nivel të ulët. Mbetet për tu parë nëse sistemi i votës preferenciale për ndarjen e mandateve do të ndikojë negativisht apo pozitivisht në numrin e grave të zgjedhura. Gjuha e urrejtjes në internet kundër grave ka pasur gjithashtu efekt të dëmshëm në pjesëmarrjen dhe dukshmërinë tyre në këto zgjedhje.”

Sipas saj, KQZ-ja përgjithësisht ka punuar mirë.

“Është marr me sfidat e fundit që kanë dal nga prokurimi publik, me transportimin e materialeve të zgjedhjeve, ose problemet me ngjyrën që është përdorur në Qendrat e Votimit dhe vendimet momentit të fundit që të lejohet votimi me dokumente të skaduara”, tha ajo.

Bayr tha se publikimi online i rezultateve preliminare nga KQZ-ja u pa si një mangësi.

Ajo përmendi domosdoshmërinë e përditësimit të listave të votuesve, e për këtë tha se duhet të krijohen mekanizma që të sigurohet që përditësimet të jenë të sakta.

Raporti i delegacionit vëzhgues të BE-së në Kosovë do të diskutohet në sesionin e prillit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Topalli: Vota e diasporës një eksperiencë historike, por procesi në Greqi është cenuar rëndë

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për votën e diasporës, Jozefina Topalli, deklaroi në një intervistë…

6 hours ago

Barça fiton një El Clasico të çmendur dhe hipotekon titullin

Java e 35-të e La Ligës mbyll praktikisht duelin për titull në Spanjë. Barcelona fiton…

9 hours ago

Berisha: Askush nuk mund të ndikojë në vullnetin e sovranit, KZAZ të zbatojë ligjin

Pak pas mbylljes së procesit të votimit, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një…

9 hours ago

Celibashi thirrje partive: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajtje! Nesër shpallet rezultati i votimit elektronik në Vorë dhe njësinë 10 në Tiranë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për shtyp pas përfundimit të procesit…

9 hours ago

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht votimi për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Sipas…

11 hours ago

Topalli: Votoni, sepse është mundësia dhe e drejta juaj

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën Jozefina Topalli i ka bërë thirrje qytetarëve që…

12 hours ago