Deklaratë e deputetes së PD-së, Greta Bardeli / Deputetja aktuale dalje për mediat nga selia blu në Shkodër

greta bardeli

Deputetja aktuale dhe kandidate për deputete e PD- së për zgjedhjet e 11 majit në Shkodër, Greta Bardeli, ka dalë para mediave me një deklatë për shtyp.

Kam një mesazh të drejtpërdrejtë për miun e Edi Ramës në Shkodër, ka thënë para mediave deputetja Bardeli.

Deklarata e deputetes dhe kandidates së PD-së, Greta Bardeli

Kam një mesazh të drejtpërdrejtë për veglën e verbër të  Edi Ramës në Shkodër:

Mos kujo se po i mbani ti  me bukë shkodranët!

Nuk je ti që ke ndërtuar ndonjë të ardhme për këtë qytet – je thjesht një përfitues i paskrupullt i pushtetit, një njeri pa shtyllë, që i është përulur çdo qeverie për të ruajtur privilegjet personale.

Shkodra nuk e ka shkruar historinë me njerëz si ti – Shkodra ka duruar, por nuk harron.

Demokratët të kanë mbajtur në shpinë ndër vite, ndërsa ti i ke tradhtuar, i ke vjedhur dhe ke shkelur mbi ta pa mëshirë.

Je shembulli më i pastër i korrupsionit të institucionalizuar – i njeriut që ditën për diell ka vjedhur fondet publike, që ka ngritur vila me miliona euro, dhe ende ecën i lirë në sytë e drejtësisë.

A i kanë shpëtuar vërtet syrit të Altin Dumanit vilat e tua?

 A ka kaluar pa u parë videoja ku ti ndaje paratë me “Berberin e Ballukes”?

Mos guxo të bësh presion mbi demokratët dhe qytetarët e Shkodrës!

Ti ke ngrënë bukën dhe mundin e tyre – pa turp, pa dinjitet.

Ta kam thënë dhe ta them sërish:

Oret e tua janë të numëruara.

Qesh sot në oborrin e Rilindjes, sepse shumë shpejt, do të përfundosh aty ku përfundon çdo simbol i kalbur i pushtetit të korruptuar – në koshin e harresës politike të Edi Ramës.

Shkodra nuk ta ka borxh.