Deklaratat e Trump, Kremlini: Serioze, duhen analizuar

Presidentit Putin

Kremlini ka reaguar pas deklaratave të fundit të presidentit amerikan Donald Trump, duke i konsideruar si serioze dhe që kërkojnë analizohen.

Në një ndryshim të madh të politikës, Trump njoftoi dërgesa të reja armësh në Ukrainë dhe paralajmëroi se blerësit e eksporteve ruse mund të përballen me sanksione nëse Rusia nuk bie dakord për një marrëveshje paqeje me Ukrainën.

Deklaratat e presidentit amerikan janë shumë serioze. Disa prej tyre i drejtohen personalisht Presidentit Putin. Sigurisht që na duhet kohë për të analizuar atë që u tha në Uashington. Presidenti Putin do të përgjigjet nëse e konsideron të nevojshme“, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Duke iu referuar lajmeve për dërgesa të reja armësh në Kiev, ai tha se ato perceptohen nga Ukraina si sinjal lufte dhe jo paqeje.

Vendimet që po merren në Uashington, në vendet e NATO-s dhe drejtpërdrejt në Bruksel, perceptohen nga pala ukrainase jo si një sinjal për paqe, por si një sinjal për të vazhduar luftën“, theksoi Peskov.

Ai përsëriti se Rusia ishte e gatshme të vazhdonte negociatat e drejtpërdrejta me Ukrainën dhe se ishte ende në pritje të një sinjali nga Kievi se kur mund të zhvillohen bisedimet e ardhshme.