Deklarata e përbashkët me Ramën, Netanjahu: Shqipëria, i vetmi vend ku popullsia hebre u rrit gjatë Holokaustit. Hapim në Jerusalem Dhomën e Tregtisë

Netanjahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në deklaratën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së tij në Izrael, vlerësoi rolin historik të Shqipërisë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

Ai theksoi se roli i Shqipërisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokausit është një shembull frymëzues që duhet njohur nga e gjithë bota. Po ashtu, ai vlerësoi edhe mbështetjen e Shqipërisë në luftën me Hamasin.

Kryeministri Rama është një mik i madh i popullit hebre, shtetit hebre dhe një mik i madh i imi. Bota duhet ta di që Shqipëria ishte i vetmi vend europian që gjatë Holokausit pati një popullsi hebre brenda Shqipërisë që u rrit. U rrit sepse shqiptarët, në frymën e dinjitetit njerëzor, mbrojtën qindra hebre që jetonin në atë kohë në Shqipëri dhe mirëpritën edhe të tjerë. Kjo është histori që frymëzon filma. Njerëzit duhet të njohin rolin që Shqipëria luajti gjatë orëve më të errëta të historisë njerëzve”, tha kryeministri izraelit.

Netanyahu foli edhe për marrëdhëniet aktuale mes Shqipërisë dhe Izraelit, duke nënvizuar rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve izraelitë në Shqipëri.

 “Numri i turistëve izraelitë në Shqipëri është rritur me 800%, ndoshta 1 mijë. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm”, deklaroi ai.

Ai shtoi se kompanitë izraelite po shohin mundësi të mëdha investimi në Shqipëri dhe se bashkëpunimi ekonomik do të forcohet më tej me çeljen e Dhomës së Tregtisë në Jeruzalem, ku pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Rama.

Kemi kompani investues izraelitë që dinë që ka një mundësi të madhe ekonomike në Shqipëri dhe që ka gjëra që mund të zhvillohen sëbshku me shqiptarët. Kjo do të çohet edhe më tej me çeljen e Dhomës së Tregtisë në Jeruzalem, mendoj nesër, me praninë e kryeministrit Rama dhe kjo është diçka që do të çojë përpara lidhjet ekonomike. Ne kemi një mirëkuptim që shkon përtej interesave, por në ndjesën më të thellë të simpatisë njerëzore, njohim që ka një themel afërsie e vëllazërie mes popujve tanë”, tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu në deklaratën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Izrael”, theksoi ai.