Dëbora mbulon veriun, Rama: Aksi Bogë-Theth i kalueshëm. Autoritetet janë në gatishmëri maksimale

Dëbora mbulon veriun,

Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat veriore të vendit, por pastrimi i akseve kombëtare po bëhet rregullisht duke i mbajtur ato të hapura për qarkullimin.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga pastrimi i aksit Bogë–Theth, që vijon të jetë i kalueshëm. Rama bëri të ditur se autoritetet janë në gatishmëri maksimale për të garantuar qarkullim të sigurt në këtë segment malor.

 “Gatishmëri maksimale në aksin Bogë–Theth, ku rruga vijon të jetë e kalueshme, pavarësisht reshjeve të dëborës në këtë zonë malore. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe ndërhyrjet do të vijojnë sipas nevojës, për të garantuar lëvizje të sigurt për banorët dhe vizitorë”, tha Rama.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë udhëzimet e shërbimeve rrugore, veçanërisht në zonat me prani dëbore dhe temperature të ulëta.