Debat Gjuraj- Kokaj në mbledhjen e senatit / Zgjedhjet e pjesshme në UNISHK ishin zanafilla e përballjes

debati gjuraj kokaj

Mbledhja e fundit e Senatit, për këtë vit akademik, në Universitetin e Shkodrës është shoqëruar me debate të ashpra mes rektorit Tonin Gjuraj dhe anëtarit të senatit, Gasper Koka, ish-dekan i Fakultetit të Drejtësisë.

Përplasja verbale nisi pas prezantimit nga ana e rektorit të raportit mbi zgjedhjet e pjesshme që u zhvilluan së fundmi në disa njësi të universitetit, përfshirë edhe Fakultetin e Drejtësisë.

Rektori theksoi se për herë të parë pas shumë vitesh, në këtë fakultet janë zhvilluar zgjedhje të rregullta për postin e dekanit nderkohë që i gjithë procesi, sic u shpreh Gjuraj, u realizua në kohën e duhur dhe në përputhje me ligjin ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme.

 Këto deklarime te rektorit ngjallën reagimin e ish-dekanit Koka

Në zgjedhjet e pjesshme të javës së shkuar në Universitetin e Shkodrës, në postin e dekanes së Fakultetit të Drejtësisë është zgjedhur Paulina Hoti.