Dashuria si burim frymëzimi – Të rinjtë e gjimnazit “Oso Kuka”, pjesë e orës letrare “Letrat dhe dashuria”

Shën Valentini, festa e dashurisë, erdhi me një aktivitet të veçantë në Bibliotekën “Marin Barleti”.
Nxënësit e Gjimnazit “Oso Kuka” u bënë pjesë e një ore letrare të titulluar “Letrat dhe dashuria”. Kjo e fundit ,në dimensionin e saj më të gjerë, frymëzoi të rinjtë për të krijuar ese dhe poezi.Dashuria mund të shprehet në çdo formë dhe forca e kuptimi qëndrojnë në sakrificën që mbartet brenda saj.
Aktiviteti “Letrat dhe dashuria” u konceptua si një ndërthurje e krijimeve artistike dhe tingujve të pianos që i shoqëroi ato.