Dashuri pa kushte për “katërputrakun” – Qenushi antistres i zonjës Vjollca, një histori përkushtimi

Prej më shumë se një viti e gjysmë, ky katërputrak është bërë pjesë e pandashme e jetës së kësaj zonje që çdo ditë zgjedh parkun e shatërvanit në Shkodër për ta shëtitur atë.
E lindur në Korçë, por banuese në Shkodër prej 30 vitesh, Vjollca rrëfen se vendimi për të patur qenushin nuk ishte i rastësishëm.
Ajo e quan qenushin “antistresi” i saj por thekson se mbajtja e një kafshe nuk është vetëm kënaqësi, por edhe impenjim dhe përgjegjësi.
Megjithatë, në fund mbizotëron një ndjenjë që është dashuria.
Kjo histori e vogël e Vjollcës na kujton se lidhja mes njeriut dhe kafshës nuk njeh moshë, qytet apo rrethana pasi ajo është një dashuri pa kushte.