“Darka” e Vitit të Ri për katërputrakët – Vullnetarët  animalistë po tregojnë përkujdesje edhe në ditën e fundit të vitit

katerputraket

Fundviti është një mundësi e mirë për të reflektuar dhe shfaqur një vëmendje më të madhe edhe ndaj katërputrakëve të vegjël.

Në fakt, vullnetarët animalistë e bëjnë këtë gjë në çdo ditë të vitit, por festa mbetet festë.

Në strehëzat për kafshët endacake të Shkodrës po përgatitet “darka” e Vitit të Ri.

Nata e ndërrimit të viteve karakterizohet nga hedhja e fishekëzjarreve, por për këtë animalistët kanë edhe një thirrje.

Adoptimi i kafshëve endacake është urimi më i mirë që bëjnë animalistët dhe për vitin 2025.