Dalin rezultatet e Gjuhës së Huaj / Kadija:Rritje të mesatares, u morën mbi 380 nota maksimale

kadija rezultatet

Ka përfunduar korigjimi i Gjuhës së Huaj për maturantët.

 Në Shkodër, sipas Zyrës Vendore Arsimore, ka patur një rritje të mesatares së përgjithshme.

Nga 1330 nxënës, vetëm 9 prej tyre kanë rezultuar mbetës dhe mbi 380 maturantë morën notë maksimale.

Shkolla “28 Nëntori” vijon të mbajë vendin e parë edhe këtë vit në rezultatet e treguara gjatë provimit të gjuhës së huaj.

Mesatarja e përgjithshme e shkollave është 7.3,  ndërsa në provimin e parë të Gjuhës së Huaj ka arritur në 7.8 duke treguar kështu një rritje të rezultateve dhe plotësim të pritshmërive për stafet arsimore.