Në Njësinë Administrative të Dajçit nga Bashkia Shkodër është investuar së fundmi për sistemin e ndriçimit rrugor, duke sjellë një përmirësim në këtë aspekt të infrastrukturës.
Ndërkohë, prej vitesh, disa fshatra të kësaj njësie përballen me probleme serioze në furnizimin me energji elektrike.
Rrjeti i amortizuar i shpërndarjes sjell ndërprerje të shpeshta të energjisë.
Sipas banorëve dhe drejtuesve të kësaj njësie, në rrjetin elektrik në këtë zonë nuk është investuar prej shumë vitesh, duke e bërë situatën gjithnjë e më problematike.
Amortizimi i rrjetit të energjisë, në disa nga fshatrat e njësisë së Dajçit, sjell jo vetëm ndërprerje të shpeshta, por dhe luhatje të tensionit.
Nderkohë, drejtues të OSHEE Shkodër kanë deklaruar se rehabilitimi i rrjetit të tensionit të mesëm në zonat me infrastrukturë të amortizuar është një ndër prioritetet e investimeve për vitin 2025.
Pas dy muajsh pushim për shkak të zgjedhjeve, Kuvendi i Shqipërisë do të fillojë përsëri…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, ka miratuar në mbledhjen e sotme tabelën përmbledhëse për…
Bashkia Malësi e Madhe ka nisur procesin e regjistrimit fillestar të pronave dhe hipotekimin e…
Pas vizitës në Beograd, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe…
Në Shkodër vijojnë të jenë të larta denoncimet për ndërtime pa leje dhe problemet e…
1231 nxënës të klasave të 5-ta në Shkodër i janë nënshtruar testimit të vlerësimit të…
This website uses cookies.