Conference League, skuadrat shqiptare mësojnë rivalët e mundshëm në turin e dytë

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i turit të dytë kualifikues të Conference League.
Dinamo, Partizani dhe Vllaznia, 3 skuadrat shqiptare që do të luajnë në Conference League kanë mësuar rivalët e mundshëm në turin e dytë kualifikues të turneut.
“Blutë”, që u kualifikuan direkt në turin e dytë, do të luajnë kundër fituesit të çiftit Atlètic Club d’Escaldes (AND) – F91 Diddeleng (LUK).
“Të kuqtë” nëse kalojnë me sukses estonezët e Nomme Kalju në turin e parë do të përballem me fituesin e çiftit St. Patrick’s Athletic (IRL) – FC Hegelmann (LIT).
Shkodranët e Vllaznisë nëse kalojnë pengesën me emrin Daugavpils në turin e parë, do të përballen me në turin e dytë me fituesin e çiftit FC Malisheva (KOS) – Víkingur Reykjavík (ISL)
Egnatia, nëse eliminohet në turin e parë të Champions League nga Breidablik do të përballet me humbësin e sfidës PFC Ludogorets- FC Dinamo-Minsk në turin e dytë të Conference League.