Çmimi “Pjetër Gaci”, edicioni 24-t  /  Emocion dhe talent në skenën e Teatrit “Migjeni”

cmimi pjeter gaci

Në dy ditët e para të edicionit të 24,  të Konkursit Ndërkombëtar për Çmimin “Pjetër Gaçi”, dhjetëra fëmijë të moshave 7 deri në 12 vjeç kanë konkurruar në instrumente të ndryshme, me një prani dominuese të pianistëve të vegjël.

Skena e Teatrit “Migjeni” është kthyer në një arenë emocionesh dhe interpretimesh plot ndjenjë, ku shumë prej fëmijëve kanë performuar për herë të parë përballë publikut.

Performancat e tyre kanë sjellë jo vetëm duartrokitje, por edhe inkurajim për hapat e para në rrugën e muzikës klasike.

Sipas organizatorëve, ky edicion po shënon pjesëmarrje të interpretueseve të rinj me aftësi të dukshme solistike dhe potenciale premtuese.

Në këtë ediçion garojnë 160 pjesëmarrës, instrumentistë dhe vokalistë, të moshave 7 deri në 23 vjeç, nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, por edhe nga vende të tjera të Evropës dhe deri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.