Çmimet e larta rëndojnë shportën ushqimore / Pensionistët, ata që e ndjejnë më shumë
Rritja e çmimeve të fruta-perimeve mbetet një shqetësim i vazhdueshëm për konsumatorët.
Në tregun e qytetit, blerësit përballen çdo ditë me kosto më të larta për produktet bazë duke e bërë gjithnjë e më të vështirë mbulimin e shpenzimeve mujore ushqimore.
Në kushtet e çmimeve të larta dhe të ardhurave të pandryshuara fuqia blerëse e qytetarëve veçanërisht e pensionistëve mbetet e kufizuar.
Tregu i fruta-perimeve vijon të reflektojë këtë realitet ekonomik, ndërsa blerësit përpiqen të përshtatin shpenzimet me mundësitë financiare që kanë.
