“Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen”, mesazhi i Shkupit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

shkupi uck ok

Mijëra qytetarët nga trojet shqiptare me flamuj kuq e zi e këngë patriotike u mblodhën këtë të shtunë në sheshin “Skenderbeu” në Shkup.  Efektt Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i pranishëm në protestë, tha se gjyqi në Hagë duhet të përfundojë me shpalljen të pafajshëm të ish-krerëve të UÇK-së.

“Nga ky shesh po i drejtohemi Evropës. Nuk do të donim që akuzat për “shtëpinë e verdhë” dhe për ndërmarrje të përbashkët kriminale ta njollosin historinë e luftës çlirimtare. Ky proces duhet të marrë epilog të pafajësise, sepse Thaçi, Veseli, Krasniqi,  Selimi dhe ushtarë qe ndodhen pas hekurave akuzohen për vepra të pabëra.  Ushtria jonë nuk ka qenë kundër asnjë populli, as atij serb’, tha Ali Ahmeti Kryetar i BDI-së në  Maqedoninë e Veriut.  

Kreu i Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së Hysni Gucati iu drejtua me mesazhe si ndërkombëtarëve në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe kryetares së Gjykatës Speciale. 

 “I themi Trëndafilovës, UÇK buron, lind dhe vepron nga populli. Ne sot kërkojmë drejtësi. Evropës i bëjmë thirrje që të bëjë drejtësi të drejtë”, tha ai.

Mesazhe për një gjykim të drejtë të ish-krerëve të UÇK-së u dhanë edhe nga folësit e tjerë:

 Berat Hajdari, anëtar i Këshillit Organizativ të protestës në Shkup

“Kërkojmë drejtësi, jo hakmarrje. UÇK nuk ishte vetëm një ushtri, por zemra e kombit. UÇK nuk lindi nga urrejtja  por nga nevoja për mbijetesë. Komandantet tanë meritojne drejtësi, jo padrejtesi. “

Azgan Haklaj, veteran i UÇK-së

“UÇK fotosinteza e kombit shqiptar, askush nuk mund ta njollosë UÇK e lavdishme.”

Shqiponja Mazari e bija e komandant Strugës

“UÇK nuk ishte ushtri krimi, por clirimi… ishte rruga e nje populli qe nuk pranoi kurre zhdukjen. .. Sot jemi deshmi e gjalle se te gjitha ate qe u munduan te na shtypnin , ne jemi ketu. … Historia nuk mund te shkuruhet pa degjuar dhimbjen e viktimave. … 5 vite paraburgim tregoj se ajo qe po ndodh nuk eshte drejtesi, por ndëshkim politik”.

Protesta në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut ishte e pesta pas tubimeve të mbajtura më herët në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg.