City, Guardiola: Reali? Do provojmë

Një fitore dërrmuese për Manchester Cityn ndaj Neëcastle, 4-0 dhe një “triplet” nga Omar Marmoush që po pushton shpejt stadiumin Etihad. Sigurisht një injektim energjie dhe besimi për Qytetarët që duhet të përgatiten për të sulmuar Bernabeun në ndeshjen e kthimit të play-offit të Champions League këtë të mërkurë.
“Ka pasur shumë ndeshje ku ne nuk luajtëm në nivelin tonë dhe kemi humbur në ndeshjen pasardhëse. Ka ndodhur shumë herë. Megjithatë, sado i vogël të jetë shansi ynë në Bernabeu, do të përpiqemi. Kjo është e sigurt”, tha Guardiola për ndeshjen e madhe me Real Madridin.
“Mundësia (për sukses dhe përmbysje) është e vogël sepse rezultati I ndeshjes së parë nuk ishte i mire. Por për aq sa kemi mundësi, do të shohim se çfarë do të ndodhë”.