Champions League/ Orari dhe çmimi i biletave “boshatisin” stadiumin për Brest-PSG

Bresti vazhdon të ëndërrojë në Champions, por pengesa e radhës duket se është një kafshatë e madhe për tu kapërdirë. Siç dihet në këtë fazë të Ligës së Kampioneve, Brest do të ndeshet me PSG-në.
Për këtë duel vihet re interesimi i pakët i tifozëve. Stadiumi i Brest, “Francis-Le Blé”, nuk plotëson kushtet e UEFA-s dhe për këtë motiv ky duel do të zhvillohet në orën 18:45 në impiantin e Guingamp, “Stade de Roudourou”.
Ky stadium ka një kapacitet prej 15,500, por deri më tani është vënë re interesi i vogël i tifozëve për të blerë bileta. Në këtë pikë mediet franceze tregojnë se ka ndikuar orari i ndeshjes dhe çmimi i lartë i biletave.