Categories: BotaLajmeSportFutboll

Champions 2024-2025, UEFA synon të ftojë… Ronaldon

UEFA synon të ftojë Al Nasr për të marrë pjesë në Champions League 2024-25, me arsyetimin se klubi saudit ku luan Cristiano Ronaldo është një nga tre klubet më të njohura në botë. Ky është lajmi që vjen nga Arabia dhe raportohet nga British Football Talk. E vërtetë ose më shumë një shaka, do të kishte  shumë pengesa për të kapërcyer, duke filluar nga Fair Play-i financiar që ekipet evropiane duhet të respektojnë, ndryshe nga ato arabe që shpenzuan shumë gjatë verës falë fondit sovran të PIF.

Krahas çështjes (të rëndësishme) të respektimit të Fair Play-it financiar, duhet të merret parasysh edhe se në sezonin ei ardhshëm do të nisë formati i ri i Champions League, me numrin e skuadrave nga 32 në 36 në një grup të vetëm bazuar në stilin e Euroligës së basketboll. Për arsye kalendarike, padyshim që skuadrat nuk do të mund të luajnë të gjitha me njëra-tjetrën, por secila skuadër do të përballet me të njëjtin numër kundërshtarësh të ndarë me fasha dhe të shortuar. Numri i ndeshjeve të garantuara do të rritet gjithashtu nga 6 në 8, katër në shtëpi dhe katër jashtë.

Në këtë skenar, lind spontanisht pyetja ende pa përgjigje, se kush do të largohet përfundimisht nga vendi i tij për Al Nassr dhe mbi bazën e cilit kriter do të zgjidhet. Më pas është edhe reagimi i tifozëve për këtë eventualitet për t’u marrë parasysh, po ata tifozë që i thanë jo Superligës dhe që tani do të shihnin një ekip të imponuar thjesht për arsye ekonomike.

Sigurisht, nëse lajmi do të konfirmohej, do të ishte një njeri i lumtur, pikërisht Cristiano Ronaldo: golashënuesi më i mirë në historinë e Champions League (140 gola) mund të rrisë numrin e tij dhe të bëhet gjithnjë e më legjendar.

RTSH Shkodra

RTSH Shkodra

Share
Published by
RTSH Shkodra

Recent Posts

Vllaznia, autobusë falas për tifozët

Bashkë për Vllazninë! Kjo është thirrja e klubit të Vllaznisë në prag të sfidës “Final…

14 hours ago

Super operacioni kundër grupeve kriminale, publikohen pamjet e kontrollove të RENEA-s dhe FNSH-së

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet të super operacionit të zhvilluar të premten ku në…

14 hours ago

GJND shqyrton kërkesën e Afrikës së Jugut për gjenocid në Gaza, Izraeli: Po shtrembëroni realitetin

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) po shqyrton çështjen e ngritur nga Afrika e Jugut ku…

14 hours ago

Putin: Rusia gati për bisedime me Ukrainën, por duhet të dimë se kujt t’i besojmë atje

Presidenti rus Vladimir Putin tha se është i gatshëm për bisedime me Ukrainën, por shtoi…

14 hours ago

Kosova dështoi të anëtarësohej në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur, qeveria e braktisur nga aleatët perëndimor

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pasi Kosova dështoi të anëtarësohet në Këshillin…

14 hours ago

Ministrja e jashtme gjermane: Kosova të plotësojë sa më shpejt kushtet. Gërvalla: I kemi plotësuar të gjitha

Zyrtarët e lartë gjerman këmbëngulën sërish të premten që Kosova të plotësojë sa më shpejt…

14 hours ago

This website uses cookies.