The post Shije dhe receta – Tavë me kungulleshka të mbushura me perime appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Nisni këtë recetë duke pastruar kungulleshkat dhe prerë ato përsëgjati.
Hiqni pjesën e brendëshme të tulit të tyre në mënyrë që të krijoni vend për mbushjen dhe ruajeni për një moment të dytë.
Vendosni një tigan të thellë në zjarr me pak vaj ulliri dhe kur të shikoni që vaj është i nxehtë, hidhni edhe kungulleshka që të skuqen.
Kur kungulleshkat të kenë marrë ngjyrë, hiqini nga tigani dhe në të hidhni qepën e grirë.Shtoni gjithashtu specin, pak kripë, tulin e kungujve që ruajtët më parë dhe domaten e prerë në kubikë të vegjël, duke shtuar në fund edhe majdanozin.
Kur perimet të jenë skuqur hiqini nga zjarri dhe vendosini në një enë të thellë.
Aty shtoni djalin e thërrmuar dhe salcën e kosit dhe trazojini mirë.
Ndërkohë zgjidhni një tavë dhe shtrojeni me letër pjekje në të vendosni kungulleshkat njëra pas tjetrit dhe mbushini me salcën që krijuat më lart.
Kur i gjithi ky proçes të ketë mbaruar futini në furrë dhe piqini për 20 – 25 minuta në temperaturë 180 gradë.
Pasi t’i nxirrni nga furra lërini të ftohen pak dhe mund ti shërbeni me pak piper të zi sipër sipas dëshirës.
The post Shije dhe receta – Tavë me kungulleshka të mbushura me perime appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Sekreti i përgatitjes së llokumeve të shtëpisë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Filloni duke veshur një tavë me madhësi rreth 20×20 me qese plastike.
Pas kësaj bashkoni në një tas të vogël duke në sitë 25g niseshte misri dhe sheqerin pluhur. Përziejini mirë përbërësit sa të bashkohen.
Përdorni pak nga kjo përzierje për të spërkatur bazën dhe anët e tepsisë së pjekjes.
Ngrohni 700 gsheqer, lëngun e limonit dhe 400ml ujië në një tigan të madh në zjarr të ulët, por mos i lini të ziejnë.
Në një tas të veçantë, bashkoni 100 ml ujë të ftohtë me 75 g niseshte misri. Shtoni këtë përzierje në tiganin me shurupin e sheqerit që përgatitët më parë.
Shtoni gradualisht edhe xhelatinën pluhur dhe përziejeni derisa të përftoni një masë të njëtrajtshme dhe pa gunga.
Vendoseni tiganin në zjarr të lartë derisa të vlojë. Kur të vlojë uleni nxehtësinë në mesatare dhe gatuajeni për 20 minuta të tjera, duke e përzier vazhdimisht, derisa masa të trashet dhe të marrë ngjyrë të verdhë të zbehtë.
Lëreni mënjanë përzierjen e lokumeve. Nëse dëshironi të shtoni ngjyrë, shtoni disa pika ngjyrues ushqimesh dhe lëreni masën të pushojë për 5 minuta. Në fund shtoni ujë trëndafili.
Hidheni masën në tavë dhe lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës në një vend të freskët.
Të nesërmen, pudrosni sipërfaqen e punës me miell misri dhe sheqer pluhur.
Hiqni masën nga tava, priteni në kubikë dhe e spërkateni me miell misri dhe përzierjen e sheqerit pluhur.
The post Sekreti i përgatitjes së llokumeve të shtëpisë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Mish qengji i pjekur në kos – Sekretet e recetës me shije fantastike appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Si fillim, parangrohni furrën e sobës në 80 gradë celcius.
Më pas, ndani mishin në thela jo të vogla. Kriposeni mirë, vendoseni në një tepsi, shtoni aty copëzat e gjalpit dhe hidhini një gotë e gjysmë me ujë.
Futeni të piqet përreth 4-5 orë derisa mishi të zbutet plotësisht.
Gjatë procesit të pjekjes, mishin njomeni me lëngun e vet herë pas here në mënyrë që të mos thahet.
Ndërkohë, në një tas shtoni kosin, shtoni hudhrat e shtypura dhe pak kripë e piper.
Futini në një mikser ose rrihini me një rrahëse vezësh në mënyrë që masa e kosit të bëhet kremoze.
Pasi mishi të jetë pjekur, në një pjatë vendosni disa lugë nga masa e kremit të kosit me hudhra, spërkateni me pak nga lëngu ku është pjekur mishi dhe më pas vendosni mbi të një nga thelat e mishit të pjekur dhe spërkateni me majdanoz të grirë hollë.
Shoqërohet me sallata të freskëta të stinës, perime të furrës apo në avull por edhe me turshi të ndryshme shtëpie.
Gjithashtu, mund të shoqërohet edhe me patate të pjekura apo spinaq të marinuar në lëng limoni e vaj ulliri.
Këtë recetë mund ta përgatisni edhe me mishin e pulës së pjekur por edhe me mish viçi gjithashtu.
The post Mish qengji i pjekur në kos – Sekretet e recetës me shije fantastike appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Salmon me perime në furrë – Tava perfekte për fundjavën appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Përgatitja:
Fillimisht kriposni peshkun e pastruar nga jashtë dhe nga brenda. Bëni prerje të vogla dhe përhapni të gjithë lëngun e limonit, mbi të por edhe brenda.
Më pas lyejeni mirë me vaj dhe lëreni peshkun të marinohet i mbuluar në frigorifer deri ditën tjetër.
Para se ta vendosni për të pjekur, skuqneni pak peshkun nga të dyja anët me pak vaj ulliri.
Pas skuqjes në një tavë për pjekje vendosni në qendër salmonin dhe përreth perimet e pastruara dhe të prera së bashku me kumbullat e grira.
Shtoni erëzat, hudhrat e grira dhe fetat e limonit, brenda dhe sipër peshkut.
Hidhni përsiër vajin dhe verën e bardhë dhe vendoseni tavën e mbuluar me kapak, për t’u pjekur në 250 gradë celcius.
Pas rreth 20 minutash, hiqni kapakun dhe piqeni edhe për 20 minuta në nxehtësi të reduktuar.
The post Salmon me perime në furrë – Tava perfekte për fundjavën appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Pite të buta me majdanoz dhe hudhra – Shije fantastike appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Përgatitja
Në një tas të madh hidhni miellin dhe hapni një gropë në mes.
Shtoni aty kosin, hidhni kripën, uthullën si dhe sodën dhe përzjejini mirë me duar derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.
Sipas preferencës mund të shtoni edhe një kokërr vezë gjatë punimit të brumit me dorë.
Kur brumi është shndërruar në një masë kompakte të butë dhe jo të thatë, mbulojeni me një pecetë kuzhine.
Lëreni që të pushojë për një orë në një ambjent disi të ngrohtë.
Më pas, ndajeni brumin në toptha të vegjël.
Në tavolinën e punës në kuzhinë nisni t’i hapni ato përmes një petësi në formë të rrumbullakët në madhësinë që dëshironi.
Pasi e keni shtruar petën, piten kalojeni për skuqje nga të dyja anët.
Nëse preferoni, para se t’i skuqni, kur i keni hapur mund t’i shtoni brenda pak gjizë apo mbushje të tjera sipas preferencës.
Pasi keni shtuar mbushjen, paloseni piten dhe bashkoni mirë me anë të një piruni të dyja anët e pites në mënyrë që të mos dalë mbushja gjatë skuqjes.
Më pas skuqini në një tigan me pak vaj.
Në fund, shtypni hudhrat, vendosini në një tas, shtoni vajin e ullirit dhe majdanozin e grirë hollë, përzjeini bashkë dhe lyeni pitet pasi t’i keni skuqur.
Konsumojini të ngrohta dhe nëse dëshironi hidhuni pak fare kripë sipër.
Përmes kësaj recete do të mund të përgatisni rreth 10-12 pite.
The post Pite të buta me majdanoz dhe hudhra – Shije fantastike appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Reçel me feta të plota ftoi – Si ta përgatisni vetë në shtëpi appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Përgatitja
Ky reçel mund të ruhet për një vit të tërë. Me kalimin e kohës, ngjyra e saj do të errësohet duke marrë të gjitha hijet e së kuqes.
Shënim
The post Reçel me feta të plota ftoi – Si ta përgatisni vetë në shtëpi appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Presh i pjekur në qumësht – Receta e stinës plot vlera appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Pastroni preshin duke e qëruar dhe larë me ujë të bollshëm.
Pasi të keni hequr disa nga gjethet e trasha, priteni në rrathë më të vegjël se kur përgatisni burani apo gjellë me presh.
Vendosini në një tas me ujë të ftohtë, kështu largoni dhe papastërtitë që mund të kenë mbetur.
pasi t’i kulloni nga uji, thani me një letër kuzhine.
Ndërkohë keni vendosur një tigan në zjarr ku keni shkrirë gjalpin ose ngrohur vajin e ullirit.
Skuqni lehtë preshin duke e përzierë herë pas here.
Jepini shije me kripë dhe piper të zi, por nëse dëshironi mund të përdorni edhe arrë myshku.
Sapo të jetë zbutur, vendosni kapak tiganit dhe ta lini preshin për dy minuta në zjarr.
Në një tas hidhni qumështin dhe përzjejeni me miellin dhe vezët.
Kur të shihni që mielli është tretur plotësisht, shtoni panën dhe djathin e thërrmuar.
Lyeni një tavë me pak gjalpë dhe aty hidhni preshin dhe përhapeni në të gjithë sipërfaqen e saj.
Kështu dhe do të ftohet për të mos priten vezët që keni tek salca e qumështit.
Këtë salcë hidheni mbi preshin dhe mund ta spërkatni nëse dëshironi me pak kripë.
Futeni për t’u pjekur në 200 gradë për 30-40 minuta, ose derisa qumështi të jetë mpiksur.
The post Presh i pjekur në qumësht – Receta e stinës plot vlera appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Jahni me presh dhe mish viçi – Receta speciale appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Në një tenxhere hidhni vajin dhe lëreni të ngrohet.
Pasi ta keni tharë pak mishin vendoseni për t’u skuqur lehtë në tenxhere.
Tregoni kujdes dhe t’i ktheni nga të dyja anët telat e mishit.
Largojeni mishin nga tenxherja dhe aty shtoni qepën të cilën e keni grirë imët.
Gjithashtu hidhni hudhrën e shtypur dhe përziejeni gjatë gjithë kohës që të mos ngjitet.
Tani është momenti që të shtoni karrotat e prera në rrota për t’i skuqur.
Preshin priteni në copa aq të mëdha sa kur përgatisni burani apo gjellën me presh.
Futini për t’i skuqur në tenxhere me zjarr mesatar për 1-2 minuta.
Vendosni përsëri thelat e mishit në tenxhere, jepini shije me kripë, piper dhe gjethet e dafinës.
Shtoni ujin dhe mbulojeni me kapak tenxheren, lëreni të ziejë derisa uji të ketë shteruar.
Mos harroni është shumë e rëndësishme që zjarrin ta ulni, kështu uji nuk do të avullojë shpejt duke i lënë perimet e pa ziera.
Pasi të jetë gati, shërbejeni të ngrohtë të shoqëruar me sallatë me perime të freskëta.
Nëse dëshironi më shumë shije mund ta spërkatni pjatën me pak lëng limoni ose uthull të bardhë./
The post Jahni me presh dhe mish viçi – Receta speciale appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Byrek role me presh dhe djathë – Shije fantastike appeared first on RTSH Shkodra.
]]>2 lugë gjelle vaj ulliri
500 gr presh
1 tufë nenexhik (i prerë imët)
1 tufë kopër (e prerë imët)
290 gr ullinj (të prera)
200 g djathë i bardhë ( i copëtuar)
250 gr gjizë
10 -12 petë të gatshme
Fillimisht ngrohni furrën tuaj në 200°C.
Më pas ngrohni vajin e ullirit në një tigan të madh në nxehtësi mesatare.
Shtoni aty preshin e larë mirë dhe të prerë në rrathë të vegjël. Spërkateni me pak kripë dhe gatuajeni për 10 minuta derisa të zbutet plotësisht.
Në një tas të bollshëm bashkoni preshin dhe të gjithë përbërësit me rradhë (përveç petëve). Përziejini mirë derisa përbërësit të bashkohen.
Lyeni me pak vaj ulliri tavën e pjekejs, cila këshillohet të ketë një diametër rreth 22cm.
Merrni një petë dhe në njërën anë hidhni përreth 2-3 lugë nga përzierja që formuat. me mbushjen krijoni një shirit përgjatë gjerësisë së petës duke lënë pak hapësirë nga skajet e saj.
Më pas, palosni skajet e petës në mënyrë që mbushja të mos derdhet dhe ta rrotulloni atë derisa të krijohet një role dhe vendoseni në tavë.
Këto hapa përsëritini derisa të keni mbaruar me të gjithë petët.
lini pak hapësirë nga njëra role në tjetrën kur t’i vendosni në tavë për t’u pjekur.
Para se t’i fusni në furrë lyejini sipër me pak qumësht dhe vaj ulliri.
Kjo do të evitojë tharjen e petave gjatë pjekjes duke qenë se petat janë të gatshme.
Më pas futini në furrë dhe lërini përreth 15 – 20 minuta, ose derisa petët të kenë marrë ngjyrën karakteristike të artë të pjekjes.
The post Byrek role me presh dhe djathë – Shije fantastike appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Qofte në salcë domatesh dhe kos – Receta me shije speciale appeared first on RTSH Shkodra.
]]>2 pite rrethore ose panine
750 gramë mish të grirë viçi ose qingji
1 qepë mesatare të grirë hollë
50 gramë majdanoz të grirë hollë
500 gramë kos natyral me yndyrë
2 lugë gjelle me gjalpë ose vaj ulliri ekstra të virgjër
1 qepë e vogël e grirë hollë
2 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër
2 thelbinj hudhër të qëruar e të grirë hollë
1 spec djegës i pastruar nga farat dhe i prerë
750 gramë domate të qëruara dhe të prera në copa të vogla.
1 lugë çaji me sheqer
Në fillim të përgatitjes së kësaj recete do të merreni me salcën e domates.
Skuqeni qepën deri sa të zbutet, shtoni hudhrën, specin djegës dhe kaurdisini së bashku për disa minuta.
Shtoni domatet, kripën, piperin, sheqerin dhe lërini të gatuhen për 10 minuta.
Ndajini pitet ose paninet në dysh, ngrohini në tostierë ose furrë deri sa të bëhen kërce dhe më pas ndajini në copa të vogla.
Tani është rradha e qofteve.
Mishin e grirë spërkateni me kripë dhe piper dhe përpunojeni me duar.
Shtoni qepën, majdanozin dhe përpunojeni sërish.
Jepuni qofteve formën e salçices së vogël ose rrethore sipas preferencës.
Qoftet mund t’i piqni në furrë ose në skarë sipas dëshirës.
Kur t’i servirni, në pjatë shtroni copat e pites, salcën e ngrohtë të domates dhe një shtresë të trashë kosi.
Vendosini qoftet sipër dhe servireni menjëherë.
The post Qofte në salcë domatesh dhe kos – Receta me shije speciale appeared first on RTSH Shkodra.
]]>