Këshilla Archives - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/trupi-dhe-shendeti/keshilla/ Radio Televiziori Shqiptar Mon, 28 Apr 2025 10:52:47 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.8.1 https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/08/cropped-SHKODRA-150-%C3%97-150-px-1.png?fit=32%2C32&ssl=1 Këshilla Archives - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/trupi-dhe-shendeti/keshilla/ 32 32 222375147 Shikimi i turbullt nga qëndrimi i gjatë para ekraneve – Zgjidhjet praktike https://www.rtsh-shkodra.live/shikimi-i-turbullt-nga-qendrimi-i-gjate-para-ekraneve-zgjidhjet-praktike/ Mon, 28 Apr 2025 10:52:40 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=82890 Fakti që shumë e më shumë njerëz po punojnë nga shtëpia këto muaj, nënkupton se...

The post Shikimi i turbullt nga qëndrimi i gjatë para ekraneve – Zgjidhjet praktike appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Fakti që shumë e më shumë njerëz po punojnë nga shtëpia këto muaj, nënkupton se ata kalojnë më shumë orë duke parë ekranet e kompjuterave dhe pajisjet e lëvizshme si celularët dhe tabletët. Ekspertët e syve në Mayo Clinic në SHBA, thonë se kjo mund të krijojë disa probleme të përkohshme me shikimin.

Sipas tyre nëse shihni shumë gjatë në një monitor kompjuteri apo në celular, dhe më pas përjetoni një shikim të turbullt të përkohshëm, kjo ka të ngjarë të ndodhë pasi po thahet  shtresa e lagështisë në sipërfaqen e përparme të syrit tuaj.

“Nëse niveli i lagështisë nuk është i duhuri dhe i njëtrajtshëm, dhe me cilësinë dhe sasinë e duhur, shikimi ka tendencë që të turbullohet. Prandaj njerëzit mund të vërejnë se kanë një shikim të paqartë,në një moment ata shohin në mënyrë të mjegullt. Por vetëm pak me vonë shikimi qartësohet vetë”-thotë dr.Muriel Shornak, optometre në Mayo Clinic.

Pulitja e syve përhap një sasi loti të rëndësishëm mbi sipërfaqen e përparme të syrit. “Sa herë që jemi duke bërë ndonjë gjë që kërkon vëmendje të veçantë tek detajet vizuale, bie shkalla e pulitjes së syve tanë”- shton ekspertja.

Në vend të një shkalle normale të pulitjes nga çdo 5-7 sekonda, kur shihni mbi një ekran ju mund të pulitni sytë vetëm çdo 15-20 sekonda.“Pulitja e syve është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi garanton komoditetin tonë. Ky është padyshim një veprim aspak i kushtueshëm për ne”-thotë dr.Shornak.

Prandaj herën tjetër kur ta gjeni veten duke vështruar një ekran, provoni rregullin 20-20-20. “Çdo 20 minuta, shihni diçka 20 metra larg, pulitini 20 herë sytë për 20 sekonda”-thotë ajo. Mund të ndihmojë edhe përdorimi në mënyrë periodike dhe gjatë gjithë ditë si një solucion me pika që mund të merret në farmaci pa recetë.

The post Shikimi i turbullt nga qëndrimi i gjatë para ekraneve – Zgjidhjet praktike appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
82890
Dhimbja e kokës, 6 shenja që nuk duhet t’i injoroni https://www.rtsh-shkodra.live/dhimbja-e-kokes-6-shenja-qe-nuk-duhet-ti-injoroni/ Fri, 28 Mar 2025 08:47:20 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79920 Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë...

The post Dhimbja e kokës, 6 shenja që nuk duhet t’i injoroni appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste kur një dhimbje koke mund të tregojë një problem më serioz shëndetësor.

Pra, kur duhet të shqetësoheni për një dhimbje koke dhe të kërkoni kujdes mjekësor? Ndiheni sikur është dhimbja më e keqe e jetës suaj.

Një dhimbje koke e papritur dhe e rëndë që arrin kulmin shpejt mund të tregojë një gjendje serioze, siç është një aneurizëm i këputur. Në këtë rast, kërkohet kujdes i menjëhershëm mjekësor. Është ndryshe nga zakonisht. Nëse një dhimbje koke shfaqet me një intensitet, kohëzgjatje ose simptoma shoqëruese të ndryshme se zakonisht, mund të tregojë një gjendje më serioze.I shoqëruar me simptoma neurologjike

Nëse, përveç dhimbjes së kokës, përjetoni simptoma të tilla si ndryshime në shikim, dobësi, mpirje, vështirësi në të folur ose mungesë ekuilibri, ekspertët paralajmërojnë se mund të jetë një goditje në tru ose një problem tjetër serioz.

Ilaçet kundër dhimbjeve nuk ndihmojnë

Nëse qetësuesit e zakonshëm nuk e lehtësojnë dhimbjen, është mirë të kërkoni këshilla mjekësore.

Nuk ka asnjë shkak të dukshëm

Nëse nuk mund të shpjegoni origjinën e tij dhe nuk lidhet me faktorë të njohur, si stresi ose dehidratimi, është mirë të vizitoni një mjek.

The post Dhimbja e kokës, 6 shenja që nuk duhet t’i injoroni appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79920
Lëngu i orizit dhe kurat më të mira natyrale për shëndetin e stomakut https://www.rtsh-shkodra.live/lengu-i-orizit-dhe-kurat-me-te-mira-natyrale-per-shendetin-e-stomakut/ Fri, 21 Mar 2025 11:43:50 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79708 Stomaku i njeriut ka kapacitetin për të mbajtur rreth 220 gramë ushqim. Atij i nevojitet...

The post Lëngu i orizit dhe kurat më të mira natyrale për shëndetin e stomakut appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Stomaku i njeriut ka kapacitetin për të mbajtur rreth 220 gramë ushqim.

Atij i nevojitet 4 deri në 6 orë për të zbërthyer ushqimin në grimca të vogla e për ta tretur atë.

Shtresat e brendshme të stomakut rigjenerohen vetë dhe shumë shpesh.

Stomaku është një makineri e fuqishme në gjenerimin e hormoneve.

Këto hormone stimulojnë oreksin dhe ndikojnë në funksionin e pjesëve të tjera të sistemit tretës siç është mëlçia, pankreasi por edhe truri.

Stomaku është gjithashtu linja e parë e mbrojtjes së sistemit imunitar.

Shqetësimet më të lehta të stomakut kanë të bëjnë me praninë e gazrave, konstipacionin dhe problemet me tretjen.

Përkujdesja ndaj stomakut është thelbësore për shëndetin.

Lëngu i Karrotës dhe Nenexhikut

Ky lëng është shumë i mirë nëse keni dhimbje barku.

Zieni katër karrota në katër gota me ujë.

Shtoni një lugë çaji me nenexhik të thatë dhe ziejini deri sa karrotat të zbutet.

Shtoni pak xhenxhefil pluhur dhe pak lëng limoni dhe lëngun pijeni menjëherë sapo të jetë ftohur.

Lëngu i Orizit Kundër Diaresë

Nëse keni dhimbje stomaku dhe vuani nga diarea, zieni gjysëm filxhani çaji me oriz në gjashtë gota uji.

Ziejeni orizin për 15 minuta, kullojeni lëngun dhe ëmbëlsojeni atë me mjaltë.

Lëngun pijeni të ngrohtë.

Koret e Shkrumbuara të Bukës

Korja e thekur apo e bukës është një nga kurat më të mira kundër dhimbjeve të barkut.

Shkrumbi përthith toksinat që e acarojnë stomakun.

Për ta bërë më të shijshme bukën mund ta lyeni me pak reçel.

Uthull Molle

Përzieni një lugë gjelle me uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë.

Shtoni një lugë gjelle me mjaltë, i cili do të zgjidhë problemet me tretjen dhe të eliminojë gazrat.

Kjo kurë do të lehtësojë edhe simptomat e urthit.

Frutat

Qershitë, rrushi i thatë, kajsitë dhe kumbullat janë frutat më të mira kundër problemeve me stomakun.

Ato janë shumë të pasura me fibër e cila do të vejë në lëvizje sistemin tretës dhe zbusë kontraktimet e tij.

Kosi

Probiotikët tek kosi përbëjnë një mënyrë shumë të mirë për të zgjidhur problemet me tretjen që manifestohen me dhimbje.

Për më tepër, ato do të forcojnë sistemin imunitar.

Ngrohtësia

Mbushni një borsë apo shishe me ujë të nxehtë ose përdorni një kompresë të nxehtë duke e mbajtur mbi stomak.

Nxehtësia do të rrisë qarkullimin e gjakut dhe do të zbusë dhimbjen.

The post Lëngu i orizit dhe kurat më të mira natyrale për shëndetin e stomakut appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79708
Stresi nxit nepsin, disa mënyra për ta minimizuar https://www.rtsh-shkodra.live/stresi-nxit-nepsin-disa-menyra-per-ta-minimizuar/ Fri, 21 Mar 2025 11:26:52 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79704 Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ngushëllim. Në shumë raste, ushqimi...

The post Stresi nxit nepsin, disa mënyra për ta minimizuar appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ngushëllim. Në shumë raste, ushqimi mund të ketë ndikim qetësues, por në raste të tjera ai përkeqëson situatën dhe ju bën të shtoni në peshë.

Nëse ushqimi përbën mënyrën tuaj të preferuar për t’u përballur me ankthin ose një situatë stresuese, atëherë duhet të merrni në konsideratë këshillat e mëposhtme.

Mos pini kafeinë ose alkool

Kur jeni të stresuar nuk duhet të pini kafeinë ose alkool sepse të dyja këto substanca e përkeqësojnë situatën dhe kanë efekte anësore. Për më tepër, si alkooli edhe kafeina ju ofrojnë kalori të padëshiruara.

Pini shumë ujë gjatë ditës

Uji frenon kapriçot stresuese të stomakut që thërret për ushqim si pasojë e stresit dhe jo të urisë. Për më tepër, sipas të dhënave, uji promovon një sistem tretës të shëndetshëm.

Kujdes me nivelet e sheqerit në gjak

Gjatë situatave stresuese por jo vetëm, njeriu duhet të tregojë kujdes ndaj nivelit të sheqerit në gjak. Përpiquni të konsumoni disa vakte ushqimore të vogla në vend të tre vakteve të mëdha.

Acidet yndyrore Omega-3

Sigurohuni që të konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3. Salmoni, farat e linit dhe arrat janë ushqime ideale të pasura me këto acide yndyrore.

Kujdes me racionet

Nëse ju pëlqejnë ushqimet e shpejta, duhet të tregoni kujdes me racionet. Në varësi të paketimit të ushqimit,sugjerohet të konsumoni një racion të vetëm dhe më pas ta mbyllni me kaq. Nëse vazhdoni të hani ushqim pa mendje, do të ndiheni më të stresuar.

Ushqimet me magnez

Ushqimet e pasura me magnez ndihmojnë në qetësimin e muskujve. Drithërat e plota, panxhari, bishtajoret, perimet, arrorët dhe farat janë burime të shkëlqyera të magnezit.

Ato ofrojnë ndjesinë e ngopjes dhe frenojnë nepsin.

Kryeni aktivitet fizik

Çdo lloj aktiviteti fizik është shkencërisht i provuar si një mënyrë e shëndetshme për të trajtuar stresin. Megjithatë rekomandohet të tregoheni të kujdesshëm e të vëmendshëm ndaj mënyrës dhe sasisë së të ngrënit.

The post Stresi nxit nepsin, disa mënyra për ta minimizuar appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79704
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjakut https://www.rtsh-shkodra.live/lidhja-e-forte-mes-mungeses-se-zinkut-dhe-tensionit-te-gjakut/ Sun, 22 Dec 2024 13:35:19 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=71645 Mungesa e zinkut ka një lidhje të fortë me tensionin e lartë të gjakut. Ky...

The post Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjakut appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Mungesa e zinkut ka një lidhje të fortë me tensionin e lartë të gjakut. Ky është konkluzioni i një studimi sipas të cilit zinku tjetërson përpunimin e kripës nga ana e veshkave dhe rritjen e tensionit.

Mungesa e zinkut është shumë e përhapur tek njerëzit e prekur nga sëmundjet kronike.

Këtu përfshihen: diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet kronike të veshkave.

Tensioni i gjakut ndikohet fort edhe nga mënyra se si veshkat përthithin dhe nxjerrin kripën e tepërt nga organizmi.

Sa më pak sodium të ketë në urinën e njeriut aq më i lartë do të jetë tensioni i gjakut, thonë ekspertët.

Çfarë Është Zinku?

Zinku është një metal i dobishëm për shëndetin e njeriut.

Nëse organizmi ka sasi të tepërta apo të pakëta të zinkut, ekuilibrat e shumë sistemeve përfshirë këtu tensionin e gjakut pësojnë luhatje.

Sipas ekspertëve, tepricat e zinkut ndikojnë në tensionin sistolik të gjakut.

Ata shpjegojnë se nëse njeriu merr  teprica të zinkut mund të përballet me një stres të lartë oksidues në enët e gjakut.

Zinku është një mineral që ndërvepron me minerale të tjera, veçanërisht bakrin me të cilin ndikojnë në tensionin e gjakut.

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org shpjegon se kur ndërveprimi i këtyre mineraleve nuk është në sinkron, pasojat i vuan tensioni i gjakut.

Prishja e ekuilibrave të zinkut dhe bakrit në trup rrit rrezikun e tensionit të lartë të gjakut ose siç njihet ndryshe hipertensioni.

Për pasojë, ekspertët rekomandojnë kujdes në lidhje me sasitë e zinkut.

Sasia e rekomanduar ditore e zinkut për meshkujt është 11 mg në ditë.

Për femrat, sasia e rekomanduar ditore është 8 mg.

Megjithatë, sasia e nevojshme e zinkut është në varësi të shumë faktorësh.

Këtu përfshihen: mosha, sëmundjet apo shtatzania.

Vetëm një mjek specialist mund të këshillojë sasinë e nevojshme të zinkut që mund të merren nëpërmjet suplementëve.

The post Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjakut appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
71645
Tetë shenjat paralajmëruese të problemeve me mëlçinë https://www.rtsh-shkodra.live/tete-shenjat-paralajmeruese-te-problemeve-me-melcine/ Thu, 12 Dec 2024 09:52:50 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=70305 Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm, që ndihmon në pastrimin e trupit, përthithjen e...

The post Tetë shenjat paralajmëruese të problemeve me mëlçinë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm, që ndihmon në pastrimin e trupit, përthithjen e ushqyesve e shumë më tepër.

Verdhëza

Verdhëza ndodh kur pigmentet e lëngjeve biliare qarkullojnë në gjak.

Ky problem vërehet më shumë tek të miturit por nuk përjashtohen as të rriturit.

Enjtja e Kyçeve

Sa herë që shënohet një problem me mëlçinë apo edhe veshkat, graviteti shkakton akumulimin e lëngjeve në zonën e gjymtyrëve të poshtme siç janë këmbët.

Ndryshimet në Oreks

Oreksi tek njeriu pëson luhatje si pasojë e shumë problemeve shëndetësore, përfshirë këtu ato që prekin mëlçinë.

Nëse mëlçia është në telashe, atëherë oreksi ikën.

Problemet me mëlçinë manifestohen edhe me rënien e peshës pavarësisht ushqyerjes normale.

Diarea

Diarea vërehet shpesh tek njerëzit me probleme me mëlçinë.

Nëse bëhet fjalë për diare të vazhdueshme, nuk duhet ta injoroni.

Nxirjet në Lëkurë

Mëlçia prodhon proteina të nevojshme për mpiksjen e gjakut.

Kur ky organ has vështirësi, atëherë nivelet e proteinës janë në rënie dhe nxirjet në lëkurë e gjakderdhja janë më të shpeshta.

Drobitja

Nëse ndiheni rregullisht të drobitur, atëherë mund të keni ndonjë problem me mëlçinë.

Sipas të dhënave akumulimi i mbetjeve të ndryshme në mëlçi ul nivelet e oksigjenit dhe shkakton lodhje të vazhdueshme.

Dhimbje më Shpatullën e Djathtë

Kjo simptomë vërehet në rastet e tumoreve të mëlçisë.

Kjo masë tumorale shkakton presion në nerva dhe dhimbje në shpatull.

Nuk është për t’u shqetësuar për çdo dhimbje shpatulle, por nëse dhimbja zgjat, mirë është të konsultoheni me mjekun.

Dhimbje në të djathtë të stomakut 

Nëse dhimbja buron në anën e djathtë të brinjëve, atëherë duhet të konsultoheni me një mjek.

Burimi i kësaj dhimbjeje mund të jetë ndonjë problem me mëlçinë.

Të Vjellat

Kur mëlçia është në telashe, trupi e ka shumë të vështirë të përpunojë ushqimet dhe lëngjet.

Stresi në sistemin tretës është i jashtëzakonshëm ndërkohë që dhimbjet janë të forta.

Stomaku enjtet dhe të vjellat përsëriten disa herë gjatë ditës.

Ndryshime Në Personalitet

Problemet me mëlçinë shoqërohen ne lëshimin e shumë toksinave në qarkullimin e gjakut, të cilat mund të arrijnë edhe në tru.

Njeriu mund të përballet me vështirësi në përqendrim, kujtesë dhe në gjumë. 

The post Tetë shenjat paralajmëruese të problemeve me mëlçinë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
70305
Dridhja e Duarve, Shkaqet dhe Kurat Natyrale që Funksionojnë https://www.rtsh-shkodra.live/dridhja-e-duarve-shkaqet-dhe-kurat-natyrale-qe-funksionojne/ Wed, 27 Nov 2024 10:44:47 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=68269 Dridhja e duarve është një problem i zakonshëm që prek shumë të rritur.Shkaku kryesor i...

The post Dridhja e Duarve, Shkaqet dhe Kurat Natyrale që Funksionojnë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Dridhja e duarve është një problem i zakonshëm që prek shumë të rritur.Shkaku kryesor i këtij problemi ka të bëjë me ndërprerjen e një funksioni të trurit.

Megjithatë, dridhja e duarve mund të jetë një pasojë e tiroides apo një efekt anësor i ilaçeve kundër azmës, antidepresivët, lithiumit, e qetësuesve të ndryshëm.

Përdorimi i tepërt i kafeinës mund të ndikojë sistemin nervor dhe të shkaktojë dridhje të duarve.

Niveli i ulët i sheqerit në gjak shkakton dridhje të duarve, bashkë me heqjen dorë nga alkoli apo substancave të tjera që shkaktojnë varësi.

Stresi, ankthi dhe nervozizmi gjithashtu mund të shkaktojnë dridhje duarsh.

Ky problem është serioz dhe mund të jetë paralajmërues i disa problemeve neurologjike që mund të jenë të rënda.

Dridhjet e duarve mund të ndalojnë dhe të kurohen me disa mënyra dhe hapa të thjeshtë

Mbani Stresin Nën Kontroll

Stresi dhe ankthi janë një prej faktorëve që kontribuon në dridhjen e duarve.

Nëse dëshironi të jeni më pak të stresuar atëherë meditoni për t’i dhënë mendjes qetësi.

Frymëmarrja e thellë është një tjetër teknikë për të luftuar stresin.

Mjaftojnë 10 minuta duke marrë frymë nëpërmjet diafragmës dhe sistemi juaj nervor do të jetë më i qetë.

Pini Çaj Kamomil

Kamomili ka aftësi qetësuese dhe largon ankthin dhe stresin.

Ai zbut kontraktimet e muskujve dhe dridhjet e duarve.

Pini dy deri në tre filxhanë me çaj kamomili në ditë ose bëni banjë me vaj kamomili për të qetësuar nervat.

Ushtrime për duart

Ushtrimet për duart jo vetëm i forcojnë ato por edhe parandalojnë ose zbusin dridhjet e duarve.

Përdorni toptha elastikë kundër stresit dhe shtrëngojini fort.

Mbajini për pesë sekonda dhe më pas qetësojini duart.

Përsëriteni këtë 10 herë dhe çdo ditë.

Një tjetër aktivitet që mund të bëni është joga e cila përveç të gjithave ju ndihmon të flini më mirë.

Çaji i Valerianës

Valeriana është një bimë qetësuese që largon stresin dhe tensionin, ndaj është e rëndësishme kundër dridhjes së duarve.

Ju mund të përdorni lëng nga ekstrakti i valerianës kundër dridhjes së duarve ose të pini çaj disa herë në javë.

Kjo bimë nuk duhet përdorur gjatë shtatzanisë ose ushqyerjes me gji.

Vitaminat e Kompleksit B

Vitaminat e kompleksit B janë të domosdoshme për mirëmbajtjen e nervave dhe muskujve të fortë.

Mungesa e këtyre vitaminave  shkakton humbje të koordinimit dhe ekuilibrave mes organeve.

Mund të merrni suplementë ose të konsumoni ushqime të pasura me këto vitamina si: të bardhat e vezës, fasulet, bizelet, barishtet, produktet organike të bylmetit dhe shpendët.

Amino Acidet

Acidet yndyrore Omega-3 janë mirëbërëse për sistemin nervor dhe rrjedhimisht për inflamacionin që mund të përkeqësojë dridhjen e duarve.

Konsumoni më shumë vaj peshku dhe ushqehuni me peshk, salmon, ton dhe sardele.

Mos hiqni dorë nga farat e linit, kungullit dhe arrat.

Magnezi

Magnezi shërben si një elektrolit dhe ndihmon në transmetimin e impulseve mes nervave dhe muskujve.

Nëse trupit i mungon magnezi, atëherë do të shfaqen kontraktimet e muskujve dhe dridhjet e duarve.

Ushqimet e pasura me magnez janë farat e susamit, fasulet, arrorët, farat dhe barishtet.

Hiqni Dorë Nga Kafeina

Nëse ju dridhen duart atëherë mbani nivelet e kafeinës në minimum ose hiqni dorë plotësisht prej saj.

Sasitë e mëdha të kafeinës stimulojnë më tepër sistemin nervor dhe nxisin dridhjen e duart.

Kafeina e tepërt shkakton dhimbje koke, ankth dhe çrregullime të rrahjeve të zemrës.

Hiqni Dorë Nga Alkoli Dhe Duhani

Duhani dhe alkoli kanë një ndikim të keq në sistemin nervor. Ato e dobësojnë atë dhe nxisin dridhjen e duarve.

Megjithatë, kini parasysh që dridhja e duarve mund të shfaqet edhe krahas shenjave të tjera të heqjes dorë nga alkoli.

The post Dridhja e Duarve, Shkaqet dhe Kurat Natyrale që Funksionojnë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
68269
Gurët në veshka, nefrologia: Dimri rrit rrezikun e formimit të tyre. Ja metodat parandaluese https://www.rtsh-shkodra.live/guret-ne-veshka-nefrologia-dimri-rrit-rrezikun-e-formimit-te-tyre-ja-metodat-parandaluese/ Tue, 26 Nov 2024 08:34:31 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=68100 Gurët në veshka krijohen nga çrregullime në përqendrimin e kristaleve të urinës, që shkaktohen nga...

The post Gurët në veshka, nefrologia: Dimri rrit rrezikun e formimit të tyre. Ja metodat parandaluese appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Gurët në veshka krijohen nga çrregullime në përqendrimin e kristaleve të urinës, që shkaktohen nga faktorë të ndryshëm. Dimri ka një ndikim të veçantë në formimin e gurëve në veshka, thotë nefrologia Marsida Dhuli, gjatë një interviste për “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH.

Sipas studimeve të fundit, mjekja shpjegon se gjatë këtij sezoni, kalciumi eliminohet më shumë përmes urinës, duke rritur mundësinë për krijimin e kristaleve dhe gurëve në veshka.

Gurët në veshka mund të shfaqen në çdo moshë, por më të prekur janë individët midis 40 dhe 60 vjeç, ndërsa meshkujt janë më të rrezikuar.

“Stina e dimrit ndikon në formimin e gurëve në veshka, studimet e fundit tregojnë se gjatë dimrit, kalciumi është një nga shkaktarët kryesor të formimi të gurëve në veshka largohet më shumë gjatë urinimit gjatë kohës së dimrit. Nëse më parë na thonin se gjatë verës si pasojë e dehidrimit ishte shkaktari kryesor, dimri favorizon shtimin e gurëve për shkaka të eliminimit të kalciumit. Krijimi i kristaleve në veshka shtohet gjatë dimër dhe dhimbjet janë edhe më të theksuara nga i ftohti. Gurët nuk njohin moshë, shfaqen në çdo lloj grup-mosha, kur shfaqet në mosha të vogla shpesh janë gjenetike apo kanë patologji të lindur. Mosha më e prekur është 40-60 vjeç. Sa i përket gjinisë mund të themi se meshkujt janë më të prekur në formimin e gurëve”, tha ajo.

Faktori gjenetik gjithashtu luan rol të rëndësishëm, pasi gurët mund të jenë të trashëguar, shton nefrologia. Megjithatë patologji të tjera si osteoporoza, infeksionet e shpeshta dhe disfunksionet e zorrëve, për mjeken Dhuli janë gjithashtu shkaktarë të njohur të formimit të gurëve.

Një tjetër faktor kyç është dieta. Konsumi i tepërt i kripës dhe kalciumit mund të rrisë rrezikun e formimit të gurëve, ku mjekja Dhuli rekomandon një dietë të balancuar.

“Osteoporoza, infeksionet e shpeshta por edhe mosfunksionimi i zorrëve në mënyrën e duhur janë patologji që ndikojnë në formimin e kristaleve në veshka. Duhet një vëmendje e rritur te personat që kanë një histori familjare të gurëve në veshka, pra është e trashëgueshme gjenetikisht. Por edhe stili i jetesës ka një ndikim të madh në krijimin e gurëve në veshka. Kripa rrit riskun e krijimit të kristaleve në veshka. Kripa rrit eliminimin e kalciumit dhe kjo ndikon ën formimin e gurëve. Duke përcaktuar llojin e gurit arrin të identifikosh edhe faktorët që kanë çuar në formimin tyre duke i eliminuar nga dieta ushqimore. Nuk duhet të konsumojmë sasi të shtuar në kalciumit dhe kripës, proteina shtazore duhet të jetë e reduktuar, nuk duhet të shtojmë vitaminë C duhet të kemi kujdes me agrumet pasi në sasi të mëdha ndikon në formimin e kristaleve. Kemi gurët që variojnë nga ato me milimetra deri në centimetra dhe madje kemi edhe gurë koralifor që duken si korale dhe zënë gjysmën e veshkësh së pacientit. Konsumi i lëngjeve është një nga pikat kryesore të mjekimit për gurët në veshka.

Skema e mjekimit të gurëve është shumë e gjerë dhe disa nuk mund të përdoren në shtatzëni. Vetë shtatzënia e favorizon krijimin e gurëve në veshka. Ajo që rekomandojmë në si mjekë është që para një planifikimi të shtatzëninë duhet kontrolluar trakti urinar që të trajtohen para një shtatzënia. Nëse ndodh gjatë saj, terapitë janë më të konservuara ku kemi terapi kundër dhimbjes me disa preparate të sigurta, pasi përdorimi i antibiotikëve është i rezervuar në këto raste. Sugjerohet që në këtë rast mund të ndërhyhet vetëm me preparate të sigurta që nuk kanë efekte anësore”, u shpreh mjekja.

The post Gurët në veshka, nefrologia: Dimri rrit rrezikun e formimit të tyre. Ja metodat parandaluese appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
68100
Fluksi i lartë i fëmijëve në spitale, pediatria: Jo më viroza sezonale, shtrirja e tyre përgjatë gjithë vitit https://www.rtsh-shkodra.live/fluksi-i-larte-i-femijeve-ne-spitale-pediatria-jo-me-viroza-sezonale-shtrirja-e-tyre-pergjate-gjithe-vitit/ Tue, 19 Nov 2024 09:00:55 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=67193 Mjekët po përballen me një fluks të lartë vizitash në qendra shëndetësore dhe spitale, për...

The post Fluksi i lartë i fëmijëve në spitale, pediatria: Jo më viroza sezonale, shtrirja e tyre përgjatë gjithë vitit appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Mjekët po përballen me një fluks të lartë vizitash në qendra shëndetësore dhe spitale, për shkak të virozëve që të shtuara, të pazakonta për sezonin.

Në një bisedë të zhvilluar me pediatren Sonila Bratin dhe psikologen Ina Durajn në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH, lidhur mbi mënyrat se si mund të edukojmë fëmijët për të shmangur përhapjen e virozëve, ato theksuan rolin e shtuar që duhet të kenë prindërit.

Pediatria Brati theksoi se vitet e fundit virozat janë bërë më të shpeshta dhe shpesh paraqesin simptoma të tilla si temperatura të larta, infeksione të rrugëve respiratorë, bronkitet dhe bronkopneumonitë dhe se ato kërkojnë vëmendje mjekësore.

Një problematikë të madhe që pediatrja shtoi është se këtë vit nuk ka pasur viroza sezonale, por janë shtrirë gjatë gjithë vitit me fluks të shtuar.

“Ndryshe nga vite më parë kur virozat kishim në periudha të caktuara në sezon dimri apo vjeshte dhe shumë pak në verë, ky ka qenë një nga vitet kur nuk kemi ndalur nuk është bërë më dallim të fluksit nga janari deri më sot, kur virozat kanë qenë gjatë gjithë vitit. Në sot nuk hasim më vetëm viroza, por kemi shtim të infeksioneve bakteriale, rritje të alergjive deri në kthimin e tyre në astmatik, diabetit, probleme të obezitetit, gjendjet e ankthit, epilepsitë etj.”, tha ajo.

Pediatria theksoi se bashkëpunimi mes mjekëve dhe prindërve është kyç për trajtimin e shpejtë dhe efikas të fëmijëve me simptoma të tilla. Ajo u bëri thirrje prindërve të shmangin dërgimin e fëmijëve në shkolla dhe çerdhe nëse ata shfaqin simptoma të virozave, pasi kjo mund të çojë në përhapjen e infeksioneve.

“Këto ditë po përballemi me një situatë të ngarkuar të virozëve, me temperaturë të lartë, infeksionet e rrugëve respiratorë që do të thotë se janë problematika të bronkitet, bronkopneumonitë dhe ka një rikthim të lisë së dhënëve, ka fëmijë që rikthehen disa herë te mjeku për shkak të vajtjes nëpër çerdhe e shkolla. Realisht ka një fluks mjaft të shtura në këtë periudhë. Temperatura është një nga simptomat e para që ndodh kur një virus hyn në organizmin e njeriut. Është reagim i trupit, por ndonjëherë temperatura sa e thjeshtë ka dhe problematikat e veta. Bashkëpunimi mjekë-prindër ka një ndryshim rrënjësor, vite më parë mundoheshin t’i zgjidhnin vetë në shtëpi, sot vijnë dhe na kontaktojnë në telefon apo në spital që në simptomat e para. Mundësia për të mos përhapur virozën nis nga prindërit, pasi ato gabimin më të madh që bëjnë edhe kur kanë simptomat më të vogla i dërgojnë në çerdhe, kopshte e shkolla, por ne i këshillojmë gjithmonë që t’i mbajnë dy ditë në shtëpi”, tha pediatria.

Në të njëjtën linjë ishte edhe psikologia Ina Duraj, e cila theksoi rëndësinë e edukatës në familje dhe shkolla për të ndihmuar fëmijët të kuptojnë nevojën për kujdesin ndaj shëndetit dhe kërkimin e ndihmës nëse kanë nevojë.

“Edukatën që marrim në familjen, në shoqëri është që secili të jap kontributin e tij, të respektojnë veten, sikundër familjen dhe patjetër edukatorët dhe mësuesit e tyre. Do kërkoja shumë që nga prindërit të ketë një vëmendje të shtuar, patjetër që roli i psikologut në shkolla duhet të jetë i fortë dhe të ndërgjegjësojë fëmijën që në momentin që ka nevojë për ndihmë duhet ta kuptojë që edhe vetë duhet të kërkojë ndihmë”, u shpreh ajo.

Ekspertet u dakordësuan se, përveç virozave, po vërehet një rritje e problemeve të tjera shëndetësore si alergjitë, diabeti, obeziteti, ankthi dhe epilepsitë te fëmijët, për shkak të faktorëve të ndryshëm si stili i jetesës dhe përdorimi i pajisjeve elektronike. Ata theksuan rëndësinë e edukatës dhe mbështetjes për fëmijët në shkolla dhe në familje, si dhe përfshirjen e psikologëve në shërbimin arsimor për të mbështetur zhvillimin emocional dhe psikologjik të fëmijëve.

The post Fluksi i lartë i fëmijëve në spitale, pediatria: Jo më viroza sezonale, shtrirja e tyre përgjatë gjithë vitit appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
67193
“Apneja e gjumit, sëmundje serioze”, mjekja ORL: Ja individët më të prirë për ta pasur https://www.rtsh-shkodra.live/apneja-e-gjumit-semundje-serioze-mjekja-orl-ja-individet-me-te-prire-per-ta-pasur/ Mon, 18 Nov 2024 08:14:52 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=67045 Më shumë se 930 milionë të rritur në gjithë botën vlerësohet se vuajnë nga apneja apo...

The post “Apneja e gjumit, sëmundje serioze”, mjekja ORL: Ja individët më të prirë për ta pasur appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Më shumë se 930 milionë të rritur në gjithë botën vlerësohet se vuajnë nga apneja apo bllokimi disa herë i frymëmarrjes gjatë gjumit.

Apnea vjen nga fjala e vjetër latine që do të thotë “pa frymë”, pra apneja e gjumit nënkupton ndërprerjen disa herë të frymëmarrjes disa sekonda deri në disa minuta.

Shpeshtësia e ndërprerjes mund të jetë e ulët në disa individë, ndërsa për pacientët obezë ndërprerja mund të shkojë deri në 18–20 herë gjatë ciklit të natës.

“Në shkencën e sotme çdo gjë është gjenetike. Meshkujt preken më shpesh nga apnea. Në familjet që janë të shkurtër, me bark, qafëshkurtër, këto të dhëna anatomike e shtojnë apnenë e gjumit,” tregoi Dr. Klodiana Zaharia, otorinolaringologe, në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH.

Ka disa shkaqe kryesore për apnenë dhe pasoja më e dukshme e apnesë ditën tjetër është prishja e humorit te individi i prekur.

Individët janë të palumtur kur zgjohen në mëngjes, të acaruar, nervozë, sepse truri gjatë natës nuk është ngopur me gjumë, nuk ka ndodhur procesi i oksigjenimit. Unë kam pasur pacientë që kishin frikë të binin në gjumë të thellë, e kalonin në një pozicion gjysmëndenjur në divan dhe të nesërmen mund të kishin ankth, depresion, prishje të humorit.

Ka apne qendrore, me të cilën merret mjeku neurolog, dhe apne periferike si pasojë e ngushtimit mekanik të rrugëve të frymëmarrjes, pra nga hunda, fyti dhe mushkëria ka një pengesë ku kalon ajri. Te fëmijët e vegjël gjithmonë janë bajamet dhe mishi i huaj në hundë, kurse tek të rriturit alkooli, duhanpirja, obeziteti, jeta sedentare, individët që janë me qafë të shkurtër dhe të shëndoshë,” tha Dr. Zaharia.

Te pacientët me apne, gërhitja është ndër shenjat e para si shfaqet. Doktoresha shtoi se marrja frymë me hundë dhe nxjerrja e ajrit po me hundë është mënyra më e mirë e frymëmarrjes. 

Imagjinoje trupin e një individi që është 1 apo 2 minuta pa oksigjen. Në zemrën dhe trurin e tij nuk shkon oksigjen dhe prandaj këta pacientë mund të diagnostikohen me kardiopati, me probleme të zemrës, të trurit, sepse shtimi i frekuencës së ndërprerjes së gjumit gjatë natës fillon të afektojë të gjitha organet, më së pari zemrën dhe trurin,” deklaroi Dr Zaharia.

The post “Apneja e gjumit, sëmundje serioze”, mjekja ORL: Ja individët më të prirë për ta pasur appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
67045