The post Conte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e fundit appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Napoli tani po ëndërron titullin, por objektivi i vendosur në fillim të sezonit, Champions League, tashmë është arritur matematikisht.
“Objektivi kryesor është arritur para afatit, jemi në Champions League dhe ju e dini se sa vlen ekonomikisht për të gjitha klubet e mëdha.
Të mos harrojmë se dy javë më parë ishim 3 pikë mbrapa, kjo duhet të shërbejë për të ruajtur qetësinë dhe përulësinë që nuk duhet humbur kurrë nga ambienti i Napolit që duhet të kuptojë se po marrim pjesë të gjithë bashkë për diçka të papritur, askush nuk e imagjinonte, por duhet të qëndrojmë të bashkuar, të përulur, me këmbët në tokë.
Kanë mbetur edhe 4 ndeshje dhe kam pasur eksperienca në të cilat kam humbur dhe kam fituar titullin në javën e fundit. Ka vetëm një ekip që fiton, por djemtë punuan në mënyrë të përulur, pa fantazi, substanca është e rëndësishme”, ka thënë Conte në konferencën për shtyp.
Kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga përfundimi i kampionatit italian, Napoli kryeson renditjen e Serie A me 3 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë.
The post Conte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e fundit appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Manchester United, me një këmbë në finale appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Manchester United ka hipotekuar finalen e Europa League, pas fitores 3-0 kundër Athletic Bilbao në ndeshjen e parë gjysmëfinale në San Mames, stadiumin ku do të zhvillohet edhe finalja e madhe. Fitorja e anglezëve u vulos që në pjesën e parë, disi befasuese për mënyrën se si rrodhën ngjarjet deri në minutën e 35-të.
Baskët zhvilluan lojës sulmuese dhe krijuan disa raste në portën e Onanës, ndërsa United shënoi në aksionin e parë të rrezikshëm ë minutën e 30-të, me anë të Casemiros. Dy minuta më pas erdhi episodi që ndryshoi totalisht ndeshjen, pas një aksioni të anglezëve nga e djathta, kur Vivian ndalon të mënyrë të parregullt Hojlund, duke i hequr një mundësi të mirë shënimi.
Pas disa minutave në monitor, gjyqtari jep penallti për United dhe karton të kuq për baskët, që mbeten me dhjetë lojtarë, ndërkohë që Bruno Fernandes ekzekuton saktë nga pika e 11 metrave. Në epërsi të dy golave dhe të një lojtari, United bën ligjin në fushë dhe në minutën e 45-të shënon edhe golin e tretë, sërish me Brunon, duke e bërë një malore të vërtetë ndeshjen për baskët.
Në pjesën e dytë, skuadra e Amorim administroi mirë rezultatin, përgjithësisht duke mbajtur Bilbaon larg portës, por edhe duke krijuar disa raste të tjera.
Rezultati nuk ndryshon deri në fund dhe Manchester United shkon drejt finales, ndoshta kundër Tottenham Hotspur, që në ndeshjen e parë fitoi 3-1 kundër Bodo Glimt.
The post Manchester United, me një këmbë në finale appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Premier League pranë rekordit, Anglia mund të ketë 6 skuadra në Champions sezonin e ardhshëm appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Fitoret e pastra të Manchester United dhe Tottenham në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League, i hapin rrugën një finaleje angleze. Dhe duke qenë se asnjëra skuadër nuk do të kualifikohet në Champions League përmes kampionatit (të dyja janë në gjysmën e fundit të tabelës), fituesi i derbit europian do të sigurojë automatikisht një vend mes gjigantëve europianë.
Anglia, së bashku me Spanjën, fituan pesë vende direkt në Champions nga kampionati, kjo do të thotë se krijohet një situatë që nuk ka ndodhur kurrë më parë, me një shtet të vetëm që mund të ketë gjashtë skuadra që garojnë në të njëjtin edicion të Champions League.
Anglia do të ketë Liverpool, Arsenal, Newcastle dhe Manchester City si të kualifikuara drejtpërdrejt për Ligën e Kampionëve 2025-26, me Chelsean aktualisht në vendin e pestë (në nivel pikësh me Nottingham Forest) dhe duke përfituar falë renditjes së tyre në UEFA, dhe, siç u përmend, një mes Tottenham dhe Manchester United si fitues të Europa League.
The post Premier League pranë rekordit, Anglia mund të ketë 6 skuadra në Champions sezonin e ardhshëm appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post “Final 4” në RTSH, kalendari dhe kanalet ku transmetohen finalet e kampionatit appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Shorti ka dhuruar përballje interesante. Vllaznia do të ndeshet me Dinamon të dielën e 4 majit në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare”, një sfidë që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Një ditë më pas, të hënën e 5 majit, në të njëjtën orë dhe në të njëjtin stadium Egnatia do të përballet me Partizanin. Edhe kjo sfidë do të transmetohet drejtpërdrejt për shikuesit në RTSH Sport në orën 20:00.
Kujtojmë se sipas rregullores së aktivitetit, Egnatia dhe Vllaznia, që mbyllën sezonin e rregullt respektivisht në vendin e parë dhe të dytë, janë më të favorizuara në këtë përballje, pasi mund të kualifikohen në finalen e madhe edhe në rast se ndeshja përfundon në barazim.
Të gjitha ndeshjet e fazës Final 4 do të transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
The post “Final 4” në RTSH, kalendari dhe kanalet ku transmetohen finalet e kampionatit appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Procesi për vdekjen e Maradonës/ Dëshmia e shefit të reparti të terapisë intensive: Luque s’lejoi mjekët të futeshin në dhomë! appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Doktor Mario Schiter dhe një psikiatër u kontaktuan nga vajzat e Maradonës dhe erdhën deri në klinikë”, deklaroi Villarejo, i cili konsideroi vendimin e Luque si “të çuditshëm dhe të papritur”. Sipas tij familjarët kishin kërkuan ndihmën e dy mjekëve që të vlerësonin nëse Maradona duhej dërguar në një tjetër klinikë për të rikuperuar nga pasojat e operacionit.
The post Procesi për vdekjen e Maradonës/ Dëshmia e shefit të reparti të terapisë intensive: Luque s’lejoi mjekët të futeshin në dhomë! appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Vllaznia “peshkon” Dinamon në “Final 4” – Doçi: Kuqeblutë kanë potencialin për të fituar titullin appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Nëse do të ndodhë, ky trofe do të rikthehej në Shkodër pas 24 viteve mungesë.
Pak ditë para nisjes së “Final 4”, skuadra shkodrane ka mësuar kundërshtarin me të cilin do të ndeshet që është Dinamo City.
Ish-futbollisti Edmond Doçi ndihet besimplotë se kuqeblutë do ta kalojnë me sukses këtë rival.
Për Doçin, këtë vit nuk ka diferenca mes pretendentëve për titull.
Sipas tij, ai ekip që do të tregojë shpirt më të lartë gare do t’ja dalë të bëjë për vete trofeun e madh.
Kuqeblutë janë përballur 6 herë në këtë sezon me Dinamon, 4 në kampionat dhe 2 në kupë.
Bilanci anon nga blutë me tre fitore kundrejt një të kuqebluve, ndërsa 2 sfida janë mbyllur në barazim.
Vllaznia-Dinamo do të luhet më 4 maj në “Arena Kombëtare” të kryeqytetit.
Për kalimin në finalen e madhe, Vllaznisë do t’i bënte punë edhe një barazim.
The post Vllaznia “peshkon” Dinamon në “Final 4” – Doçi: Kuqeblutë kanë potencialin për të fituar titullin appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Inzaghi: Barça ndër më të fortat në botë, ndeshja e parë është vendimtare appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Dhe Simone Inzaghi premton të luftojë në kuadër të ndeshjes së madhe ndaj katalanasve. “Ne do të duhet të jemi të përqendruar dhe të tregojmë veten në maksimum sepse Barça është një nga skuadrat më të forta në botë – shpjegoi trajneri zikaltër -. Ne duam të luajmë këtë gjysmëfinale. Ndeshja e parë ka gjithmonë shumë peshë”. “Thuram nga minuta e parë? Do të vlerësojmë në orët e ardhshme dhe do të vendos pas stërvitjes finale të mërkurën në mëngjes”, ka shtuar ai.
“Djemtë kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme në katër vjet dhe java e fundit nuk e fshin këtë. Kemi arritur deri këtu dhe ka qenë një sezon emocionues deri më tani. Duhet të kishim bërë më mirë në tre ndeshjet e fundit, por ne jemi këtu duke konkurruar për të gjitha objektivat kur disa thanë se do të ishte e vështirë të futeshim në top katërshe në Itali”.
“Ne vijmë nga një javë e keqe dhe duhet të bëjmë më shumë dhe më mirë. Duhet të bëjmë më të mirën kundër një prej skuadrave më të mira në botë. Do të duhet të jemi të mirë për të bërë një lojë sakrifikuese kur është e nevojshme”.
The post Inzaghi: Barça ndër më të fortat në botë, ndeshja e parë është vendimtare appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Dembélé shtang Arsenalin, PSG fiton aktin e parë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Në fillimin e pjesës së dytë Merino arriti të shënojë në portën e francezëve, por u anulua për pozicion jashtë loje. Ndërkohë, Donnarumma bëri të paktën dy pritje vendimtare për të mbajtur portën të paprekur.
Parisi tregoi kaq shumë anë pozitive të vetes sonte, e meritoi plotësisht fitoren. E mira për Arsenalin është se deficiti është i vogël dhe lehtësisht i kapërcyeshëm, por ata e dinë se sa e vështirë do të jetë detyra e tyre në Parc des Princes të mërkurën e ardhshme.
The post Dembélé shtang Arsenalin, PSG fiton aktin e parë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post “Final Four” në RTSH, Federata Shqiptare e Futbollit zgjedh Szymon Marciniak për finalen e madhe appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Zgjedhja e një arbitri të huaj edhe pse duket si mungesë besimi ndaj arbitrave shqiptarë është bërë për të evituar ç’do polemikë për takimin që do të vendosë fituesen e “Abissnet Superiore 2024-2025”.
Finalja në “Arenën Kombëtare” i është besuar arbitrit polak Szymon Marciniak.
The post “Final Four” në RTSH, Federata Shqiptare e Futbollit zgjedh Szymon Marciniak për finalen e madhe appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post “Final Four” në RTSH, Bërdariç për shortin: Në Shkodër duan titullin, me Dinamon nuk na kënaq barazimi! appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Tomas Bërdariç për ndeshjen e 4 majit është optimist duke treguar qartë qëllimet e skuadrës së tij, e cila i përket një qyteti që gjithmonë ka në shënjestër titullin kampion.
“Mendoj se është diçka e madhe që të jesh në ‘Final 4’, tani na duhet të kalojmë pas çfarë ka ndodhur dhe të fokusohesh te gjysmëfinalja. Duhet të shkojmë në finale për të fituar titullin. Pas dy dekadash mungesë të titullit në Shkodër, është e rëndësishme që të fitojmë. Kjo ndeshje do të jetë definitivisht deçizive, ne e dimë që ishte e vështirë të arrinim në këtë pozicion dhe është privilegj të jesh këtu dhe tani ne duam të arrijmë maksimumin”, tha trajneri i Vllaznisë.
I vetëdijshëm se ka në favor dy nga tri rrezultate, Bërdariç tregon se: “Shkojmë për të fituar dhe jo për barazimin. Nuk mund ta menaxhosh barazimin, në sezonin e fundit në u përballëm me Egnatian dhe për mua ishte një ndeshje e mirë. Ne kemi një grup shumë të mirë, aftësi, forcë dhe ne duam ti tregojmë këto cilësi në ndeshjen kundër Dinamos në gjysmëfinale dhe jemi të bindur që shkojmë në finale”.
The post “Final Four” në RTSH, Bërdariç për shortin: Në Shkodër duan titullin, me Dinamon nuk na kënaq barazimi! appeared first on RTSH Shkodra.
]]>