The post Shkodrani që i dha Jazz-in Shqipërisë/Gaspër Çurçia solli një frymë të re muzikore gjatë viteve të zymta të vendit appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Në një intervistë për RTSH, muzikanti shkodran Qamil Gjyrezi evidenton cilësitë e Gac Çurçisë. Teksa improvizon fragmente të orkestrimeve të Çurçisë, Gjyrezi duket sikur rikthen atmosferën e asaj kohe kur tingulli ishte akt guximi.Jeta e Gacit ishte një solo Jazz-i e lindur në Shkodër, e dëgjuar në gjithë Shqipërinë, por e ndërprerë në mes nga paragjykimi dhe harresa. E megjithatë, ai vazhdon të frymëzojë, sepse tingulli i tij s’ka heshtur kurrë.
The post Shkodrani që i dha Jazz-in Shqipërisë/Gaspër Çurçia solli një frymë të re muzikore gjatë viteve të zymta të vendit appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Veprat e Idromenos dhe Simon Rrotës – Bisedë publike në Galerinë e Arteve të Shkodrës mbi rëndësinë e restaurimit të tyre appeared first on RTSH Shkodra.
]]>I ftuar ishte Olsi Laska, Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, i cili ndau gjatë komunikimit të tij, procesin restaurues të disa prej veprave më të njohura të piktorëve shkodranë, si Kolë Idromeno, Simon Rrota dhe Zef Kolombi.
Laska thekson më tej rëndësinë e ruajtjes së këtyre pasurive kombëtare.
Në këtë takim u theksua edhe kontributi i artistëve shkodranë të shekullit XX në formësimin e artit figurativ shqiptar.
E pranishme në këtë bisedë ishte edhe studiuesja Suzana Varvarica Kuka.
Aktiviteti mblodhi artistë, studentë dhe dashamirës të artit.
The post Veprat e Idromenos dhe Simon Rrotës – Bisedë publike në Galerinë e Arteve të Shkodrës mbi rëndësinë e restaurimit të tyre appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post “Gjurmë të Postës…” promovohet në Ulqin – Libri i autorit Fadil Smajlaj “thyen” edhe kufijtë konvencionalë mes shqiptarëve appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Të ftuar në këtë event të rëndësishëm për qytetin shqiptar bregdetar në Malin e Zi ishin autoritete në dy anët e kufirit, por edhe drejtues të Postës Shqiptare në vite, në nivel lokal dhe kombëtar.
I mbështetur në dokumente historike, foto të shumta arkivore, ky libër jep informacion të plotë dhe mjaft të detajuar për shërbimin postar në periudhën 1800-1944.
Në libër përshkruhen përpjekjet e shumta të shumë figurave, të cilët ishin një gur themeli i madh në funksionimin e Postës Shqiptare.
Ai plotëson më së miri, një pjesë të rëndësishme, të një institucioni si Posta Shqiptare, ku në mënyrë kronologjike jepen ngjarje historike, personazhe e figura të cilët kanë qenë rrugëtues të shërbimit në Postën Shqiptare.
The post “Gjurmë të Postës…” promovohet në Ulqin – Libri i autorit Fadil Smajlaj “thyen” edhe kufijtë konvencionalë mes shqiptarëve appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Këngëtarja dhe kompozitorja Elina Duni merr Çmimin Zviceran të Xhazit 2025 appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Këngëtarja dhe kompozitorja zvicerano-shqiptare Elina Duni do të nderohet me Çmimin Zviceran të Xhazit të këtij viti.
Një çmim i dedikuar figurave kryesore të xhazit zviceran, do t’i jepet këtë vit këngëtares dhe kompozitores Elina Duni.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 28 qershor, përpara koncertit në Festivalin e Xhazit Ascona të këtij viti.
Një artiste me një zë intensiv dhe të rafinuar, sot nën kontratë me shtëpinë diskografike prestigjioze ECM Records , Elina Duni është vlerësuar “për talentin dhe aftësinë e saj të jashtëzakonshme për të krijuar një gjuhë muzikore poetike dhe emocionale, duke kombinuar me ndjeshmëri xhazin dhe muzikën tradicionale të atdheut të saj“.
Mediat zvicerane shkruajnë se, si Elina Duni ka “arritur të ripërtërijë gjuhën e xhazit, duke frymëzuar një brez të tërë muzikantësh të rinj me të cilët ajo ka bashkëpunuar shpesh”.
E lindur në Tiranë në vitin 1981 në një familje artistësh, Elina Duni filloi të performonte vetëm pesë vjeç për Radio Televizionin Shqiptar.
Pas rënies së regjimit komunist, u zhvendos me nënën e saj në Gjenevë, ku studioi piano klasike përpara se t’i përkushtohej xhazit.
Në Hochschule der Künste në Bernë ajo përsosi arsimimin e saj, duke u fokusuar në kompozimin dhe improvizimin.
Ishte në ato vite që ajo themeloi Kuartetin Elina Duni me Colin Vallon (piano), Patrice Moret (bas kontra) dhe Norbert Pfammatter (bateri), duke i dhënë jetë një projekti të aftë për të bashkuar xhazin me tingujt sugjestivë të folkut ballkanik.
Viti 2012 shënoi kalimin në ECM Records, me të cilin ajo publikoi dy albume që morën vlerësime kritike nga Evropa: Matanë Malit (2012) dhe Dallëndyshe (2015). Në vitin 2017 filloi një bashkëpunim të ri me kitaristin Rob Luft, me të cilin regjistroi albumin “Partir” (2018), një album në të cilin ajo performon edhe si multi-instrumentalist.
Çmimi Zviceran i Xhazit është dhënë që nga viti 2007.
Fituesit e mëparshëm përfshijnë Orkestrën Zvicerane të Xhazit, Christoph Grab dhe Othella Dallas.
Festivali i Xhazit Ascona zhvillohet këtë vit nga 25 deri më 5 korrik.
The post Këngëtarja dhe kompozitorja Elina Duni merr Çmimin Zviceran të Xhazit 2025 appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Drejtuesja e re e RTSH takohet me stafin – Eni Vasili, gruaja e parë në krye të institucionit appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Pas marrjes së mandatit, drejtuesja e re zhvilloi një takim me stafin e institucionit, duke shprehur edhe qasjen e saj.
“Të rrini të qetë! Punoni të qetë. Jepni maksimumin tuaj me aq sa mundeni në përditshmërinë tuaj. Sigurisht në mënyrë graduale do të mundohem t’ju dëgjoj të gjithëve një nga një, problematikat që keni si sektor, por edhe si individë, si profesionistë. Është shumë e rëndësishme që të jemi të gjithë në funksion të ekranit, të atij imazhi për të cilin jemi këtu – gazetarë, regjisorë, skenaristë, autorë, montazhierë… Këta janë artistët e ekranit dhe të gjithë ne të tjerët jemi në funksion të atij minutazhi që japim në transmetim,” tha Drejtoresha e Përgjithshme e radiotelevizionit, znj. Vasili.
Gjatë takimit me stafin, drejtuesja kërkoi bashkëpunim me të gjithë punonjësit e Radio Televizionit publik, duke premtuar se do t’i jepet fund periudhës së zgjatur tranzitore që përjetoi institucioni.
“Kërkoj ndihmën tuaj në mënyrë të përulur, të paktën në këtë fazë të parë, të përballjes së parë, të njohjes së parë me problemet që ekzistojnë. E di që janë shumë. Do t’i zgjidhim! Jam e bindur që do t’i zgjidhim të gjitha,” theksoi znj. Vasili.
Eni Vasili u zgjodh në krye të Radio Televizionit Publik Shqiptar pasi siguroi shumicën e votave në Këshillin Drejtues, mes 12 kandidatëve që paraqitën ambiciet për të drejtuar këtë institucion.
The post Drejtuesja e re e RTSH takohet me stafin – Eni Vasili, gruaja e parë në krye të institucionit appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post 65-vjetori i Televizionit Shqiptar, Ketrin Gjoçaj dhe Tom Therçaj: Aset i çmuar kombëtar, shkollë për breza të tërë gazetarësh appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Përgjatë dekadave, RTSH ka qenë shtëpia e programeve të rëndësishme kulturore, artistike, informuese dhe edukative, duke u kthyer në një “shkollë” për shumë brezash gazetarësh, regjisorësh, aktorësh dhe prezantuesish.
Në kuadër të përvjetorit, dy nga figurat ikonike të këtij institucioni ndanë kujtimet dhe përvojat e tyre për RTSH 24, duke vlerësuar rolin historik dhe misionin e pandërprerë të televizionit publik.
Tom Therçaj, gazetar me mbi 40 vjet përvojë në Televizionin Shqiptar, kujtoi fillimet në vitin 1982 kur transmetimet realizoheshin me film, krahasuar me teknologjinë bashkëkohore të sotme.
“Fillimet e punës time ishin në 1982 kur atëherë kemi filluar të xhirojmë me film dhe sot kemi teknologjinë bashkëkohore. Është një hark kohor që përmbledh një periudhë transformimi i transmetimit. Profesionalizmi i viteve të para në televizion ka qenë i spikatur, ka qenë një shkollë e vërtetë. Koha sjellë ndryshimin dhe përparimin, por një gjë është esenciale që profesionalizmi i gazetarëve në këtë televizion ka qenë i spikatur. Janë lëvruar të gjitha tipologjitë televizive. Janë mbi 4 dekada në këtë televizion dhe ka qenë një shkollë formimit, profesionalizmit që janë shoqëruar me momente që më kanë bërë të ndihem krenar, por edhe momente të vështira. Fakti që kjo media është publike duhet të jetë në shërbim të njerëzve për informimin, gjuhën dhe kulturën dhe nuk mund të ketë asnjë lidhje me mediat e reja që shkojnë drejt klikimeve. Televizioni publik është një aset kombëtar shumë i çmuar që duhet zhvilluar dhe ruajtur”, u shpreh Therçaj.
Ikona e Televizionit Shqiptar, Ketrin Gjoçaj e cilësoi këtë institucion si një “shkollë për shumë breza gazetarësh, prezantuesish e krijuesish”.
“Nuk ka si institucioni i Televizionit Shqiptar që ka qenë një shkollë për shumë gazetarë, prezantues, krijues, regjisorë, të cilët kanë dalë nga ky televizion. Koha ka ecur, zhvillimi teknologjik ka bërë punën e vet. Jam me fat që kanë bërë punën që kam dashur dhe ka dhënë dhe kam marrë emocione shumë të mëdha në këtë institucion”, tha ajo.
Si media publike, Televizioni Shqiptar ka luajtur një rol thelbësor në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar, duke i qëndruar besnik vlerave të gazetarisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve.
Me kalimin e kohës, televizionit publik i është dashur të përshtatet me zhvillimet teknologjike dhe kërkesat e publikut modern, duke kaluar nga filmat bardh e zi në transmetime me standarde të larta digjitale dhe platforma multimediale.
Sot, Televizioni Shqiptar operon me një rrjet të gjerë kanalesh televizive dhe radiofonike, duke mbuluar gjithë territorin shqiptar, me një mision gjithnjë në shërbim të interesit publik.
The post 65-vjetori i Televizionit Shqiptar, Ketrin Gjoçaj dhe Tom Therçaj: Aset i çmuar kombëtar, shkollë për breza të tërë gazetarësh appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post 65-vjetori i Televizionit Shqiptar, nderim për punën e qindra punonjësve, që rritën vlerat e medies publike appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Në vitin 1960, Televizioni nisi transmetimet vetëm për një territor të kufizuar e më pas u shtri në të gjithë vendin, duke mbuluar sot hapësirën më të madhe gjeografike nga të gjitha mediet audiovizive të vendit.
“Do i kujtoj me nostaligji gjithë këto vite, sidomos 40 vitet e mia të punës në RTSH, ashtu siç dua të kujtoj ata që me punën dhe përkushtimin e tyre i dhanë Radio Televizionit Shqiptar një dritare që u bë shumë e dashur për teleshikuesin në tërë trojet shqiptare,” thotë Dhimitër Gjoka, folës për shumë vite në RTSH.
“RTSH ishte i vetmi kanal televiziv që shikohej në mbarë Shqipërinë dhe kudo që shkoje më pëlqente, se në njëfarë mënyre sikur më përkëdhelej sedra që njerëzit më njihnin dhe më flisnin me shumë emocion,” kujton Ketrin Gjoça, prezantuesja e emisionit për fëmijë “Me Ketin”, e cila iu bashkua që e re për të mos iu ndarë stafit të Radiotelevizionit.
“Dashuria e parë dhe e fundit e imja është Radio Televizioni Shqiptar. Të gjitha energjitë tona i kemi hedhur në këtë institucion. Këtu u rritëm. Këtu formuam emër. I uroj me zemër ditëlindjen!” tregon Osman Mula, muzikant, regjisor dhe drejtues i festivaleve muzikore të Radio Televizionit Shqiptar, përveçse anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH.
Televizioni Shqiptar prodhoi në më shumë se gjashtë dekada programe që synuan të jenë gjithëpërfshirës, duke pasur në vëmendje informimin, edukimin dhe argëtimin.
Televizioni Shqiptar sot në 65-vjetorin e themelimit numëron me qindra programe tematike, dokumentarë, seriale dhe filma televizivë, koncerte, recitale, festivale muzikore kombëtare, pa lënë mënjanë gjininë e skenës së teatrit.
Sot RTSH feston dhe nderon me krenari dhjetëra gazetarë, muzikantë, artistë, skenaristë, teknikë, kameramanë, punonjës të prodhimit televiziv, që kanë dhënë kontribut të çmuar në pasurimin e programacionit të RTSH.
RTSH është transmetuesi i vetëm publik në Republikën e Shqipërisë dhe synon të përparojë në kohën e teknologjisë dhe sfidave që sjell zhvillimi në fushën e medies audiovizive. RTSH sot është televizioni i historisë së Shqipërisë.
The post 65-vjetori i Televizionit Shqiptar, nderim për punën e qindra punonjësve, që rritën vlerat e medies publike appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Letra e panjohur e Fishtës për Jakomonin: Kombi shqiptar do t’ua dijë për nder nëse sillni albanologun Norbert Jokli appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Aty gjen: diku copëza prozash artistike a estetike, diku të dhana me vlera historike a arsimore, diku gjykime interesante a vleresime veprash letrare, ngjarjesh a personazhesh, diku figura mendimesh të goditura e shpesh humor të zgjedhur e të gëzueshëm. Për interesimin rreth mbledhjes dhe botimit të letrave të Fishtës, na sinjalizon Atë Mark Harapi S.J. Që më 24 mars 1941, i vleri dijetar shkruente: “… po s’u kerkuen pa vonesë, udobisht mundet se humbin e s’gjinden ma’. Dhe vërtetë disa letra janë të shpërndara në organe tashma të rralla; disa i konsiderojmë të zhdukuna; disa presin ditën e botimit.
E të gjitha ekzistueset kërkojnë studimin objektiv e kompetent, mbasi janë përdorë fragmente të shkëputuna nga konteksti, vetëm për disktreditim. Ndërsa bashkëvëllau e miku im i zemrës, Atë Pal Dodaj në artikullin ‘Atë Gjergj Fishta OFM, në korrispondencë me një si vëlla të përzemërt’, analizon 200 letra vetjake, çka i duket interesante, të cilat, për fat të keq, nuk janë botue të plota. Një kontribut me vlerë ka dhanë Dodiq në punimin e vet botue në ‘Aktet e Kolokiumit Albanologjik Ndërkombëtar, Innsbruck, 1972’”.
Edhe një punë të mirë e të frytshme ka ba edhe Dr. Petrit Kotrri me kumtesat e artikujt e tij, lidhun me epistolarin fishtjan. Por në këtë kumtesë synoj të tërheq vëmendjen për interesimin e intelektualëve shkodranë (pse në Shkodër ka pasë mjaft intelektualë që kanë pasë letërkëmbime me Joklin), për përpjekjet e vëllazenve Justin e Kolë Rrota e sidomos me ndërhymjet e Fishtës, për të shpëtue Joklin nga fundi tragjik, sipas një letre të pabotueme.
Pa u zgjatë e pa e përsëritë po citoj nga revista “Cirka”: “Në këtë rasë nuk mundemi me ndejë pa e shfaqë edhe na dishirin e urimin, që kje tregue edhe prej ndonjë anës tjetër, qi Prof. Norbert Jokli, shkencëtari albanolog me famë botnore i Universitetit të Vjenës, të merret në shërbim prej shtetit shqyptar…! Profesor Jokli, i cili sot ka mbetë pa plang, pa atdhe, duhet të gjejë çerdhen e vet në këtë Shqypni, e cilla atij i detyron sa vepra vigane qi ia kanë zbulue randësin e bukurin e vet, ditunis ndërkombëtare” (“Cirka”, 1939, f.56-57).
Në “Shejzat” e Prof. Ernest Koliqit, numër i veçantë, përkujtimuer (më saktë, 74-vjetorit, mbasi Koliqi ka lindë më 1901, siç e kam ba të ditun në një artikull të botuem e, jo më 1903, siç thonë shkrimet e të gjithëve, edhe ftesa juej), Messing ka dhanë një Memorandum mbështetë mbi një deklaratë të Kolë Rrotës, ish-Konsull i Shqipnisë dhe lektor në Universitetet, në lidhje me vdekjen e profesor Joklit, ku bahet fjalë për kërkesën e Joklit shpreh Kolë Rrotës, që të merrej vesh me autoritetet shqiptare, nëse do të ishte e mundun të transferohej në Shqipni, për emnimin e prof. Joklit si administrues i Bibliotekes Shqiptare, me një rrogë mujore 600 franga ari, për burgosjen e vdekjen e tij, për kërkimet për të gjetë se ku gjindej biblioteka e pasun e dorëshkrimet e Joklit.
(Ma gjatë lexo: “Shejzat” numer perkujtimuer). Nga bisedat e dikurshme e të shumta me Pader Justin Rrotën, mbaj mend edhe një fakt tjetër mendoj i panjohun:
“Kur më 1938 filluen përndjekjet naziste kundër çifutenve në Austri, françeskanët me Fishtën, Justinin në bashkëpunim me Kolë Rrotën, u përpoqen ta tërhiqnin Joklin në Shqipni. Ideja e Fishtës, në fillim, ishte ta mbante Joklin në Kuvendin Françeskan. U ba gati edhe dhoma, njashtu si u mbajt Luigj Gurakuqi në periudha të vështira të jetës, sidomos gjatë viteve 1921-1923. E synuen t’i nxirrej nënshtetësia shqiptare. Pastaj ky variant u ndryshue, nderhyn edhe Koliqi e të tjerë, por ngjarjet precipituen shpejt dhe Jokli u arrestue”.
Shumë vite ma vonë, më 1950, në një letër të Kolë Rrotës, dergue Justinit, lexojmë: “Sa për zhdukjen e të ndjerit Prof. Joklit në vjetin 1942, po të diftoj se unë atëherë jam mundue me gjithë shpirt me e shpëtue prej thojve të nazistave. Shkurt, ky mbaroi në Minsk, po ashtu si u banë therorë miliona e miliona njerëzish tue u helmue me gaz”. Edhe në korrispondencën me Kolën, të vëllanë, edhe me lambercin, Justini asht interesue për dorëshkrimet e Joklit, veçanërisht për “Fjalorin etimologjik” si edhe për bibliotekën e tij.
Por të kthehemi te Fishta. Orvajtjet e tij, me cilësinë e akademikut, për të shpëtue Joklin, deri-diku dihen. Po japim një letër të panjohun e të pabotueme të Fishtës, drejtue Françesko Jakomonit, më 23 shtator 1939, shkrue në emen të të gjithë intelektualëve shqiptarë, me të cilën, pasi shpreh vlerësimin ma të naltë për Joklin, shfaqë dëshirën që të gjindet mundësia me ardhë Jokli në Shqipni, në ndonjë nëpunësi, të përshtatshme me famën e tij, si shkencëtar e gjuhëtar i shquem:
Shkodër, 23 shtator 1939.
Shkelqesisë së tij, Françesko Jakomoni, Luogotenente Shkëlqesi,
Mendoj se ma i miri gjuhëtar i gjuhës shqipe në Evropë, asht profesor Norbert Jokli, me kombësi çifute që, para Anshlusit, ishte bibliotekar i Universitetit te Vjenës e, profesor gjuhësie në të njajtin universitet. Tashti, më shkruejnë nga Vjena, se autoritetet lokale i kanë thanë këtij albanologu të shquem, të largohet, brenda 30 ditësh, prej territorit të Raihut. Ai, tashma, asht i ndrymë, beqar, me një fat mjaft modest. Atij, natyrisht, i duhet të rropatet me gjetë ndonjë vend, kudo të jetë, sa me jetue. Duket se don me shkue në Amerikë.
Shkelqesi, pa dyshim, do të ishte një fatkeqësi e madhe për gjuhën kombëtare shqipe, në qoftëse ky shkencëtar, me famë europiane, që unë e njoh e që, me autoritetin e tij të padiskutueshëm, ka mbajtë gjatë interesin e filologëve ma të përmendun për gjuhën shqipe, të jetë i shtrënguem me braktisë Europën. Kombi shqiptar, i tani, do t’ju dijë për nder shumë, nëse Shkëlqësia e juej, të mund të gjejë mundësinë ta bajë me ardhë në Shqipni, tue i caktue aty një vend, edhe pse jo aq fitimprurës, megjithatë të përshtatshëm për famën e tij si shkencëtar e gjuhëtar i shquem.
Jam i sigurt se do ta merrni në konsideratë dashamirëse këtë propozim timin, që unë e paraqes në emen të të gjithë intelektualëve shqiptarë.
Përfitoj nga rasti, për t’Ju lutë të pranoni ndjenjat e respektit ma të madh dhe me mirënjohje të thellë.
The post Letra e panjohur e Fishtës për Jakomonin: Kombi shqiptar do t’ua dijë për nder nëse sillni albanologun Norbert Jokli appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Hollivudi i përulet Coppolas, AFI i jep çmimin e Karrierës appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Regjisori 86-vjeçar i klasikëve si “The Godfather” dhe “Apocalypse Now” është përshëndetur me homazhe nga legjenda të tjera të filmit, të cilët e kanë lavdëruar atë për sfidën ndaj sistemit dhe ripërcaktimin e mënyrës se si rrëfehen historitë.
”Francisi është heroi im”, tha troç Lucas, i cili e shoqëroi në shesh xhirimin e filmit ”Finian’s Rainbow” në vitin 1968.
“Kur isha 22 vjeç, ai më mësoi të mos kisha frikë të hidhesha nga një shkëmb. Jetova sipas këtij mësimi për pjesën tjetër të jetës sime, edhe nëse nuk arrita kurrë në nivelin e tij”, tha krijuesi i “Star Wars”, i cili me Coppolan më vonë themeloi kompaninë e prodhimit ”American Zoetrope” në San Francisko, e cila nga viti 1980 deri në vitin 1990 fitoi 15 çmime Oscar dhe 68 nominime.
Spielberg, i cili e takoi për herë të parë në vitin 1967, e quajti filmin “The Godfather“ filmin më të madh amerikan ndonjëherë.
Çmimi iu dha nga Instituti Amerikan i Filmit (AFI), shkolla prestigjioze e filmit, e vendosur në shpatet e kodrave të Hollivudit, i cili çdo vit harton një listë të filmave më të mirë të bërë ndonjëherë dhe organizon festivalin më të rëndësishëm në Los Anxheles.
Të shtunën në mbrëmje, ceremonia u mbajt në teatrin ”Dolby”, kinemaja ku jepen çmimet Oscar, dhe për këtë rast, Hollywood Boulevard u vesh përsëri sipas dëshirës, me një qilim të gjatë të kuq dhe radhë kamerash e fotografësh.
Përpara audiencës së veteranëve dhe të sapoardhurve në kinema, Coppola u prek shumë.
“Tani e kuptoj se ky vend që më krijoi, shtëpia ime, nuk është aspak një vend, por ju, miqtë, kolegët, mësuesit, shokët e lojës, familja, fqinjët, të gjitha këto fytyra të mrekullueshme që më mirëprisni”, tha regjisori, njëherësh patriarku i një dinastie të frytshme kineastësh.
The post Hollivudi i përulet Coppolas, AFI i jep çmimin e Karrierës appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Paulin Ndoja në “Histori Sportive” – Vlerësime maksimale për legjendën e portës shkodrane dhe asaj shqiptare appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Kujtimet dhe vlerësimet maksimale në adresë të figurës së nderuar të Paulin Ndojës, kanë qënë pjesë e prononcimeve nga kolegët e tij të fushës së lojës, por edhe figura të tjera sportive, drejtues Federatës Shqiptare të Futbollit, klubit Vllaznia, Bashkisë Shkodër, etj.
Mes tyre, emocionuese janë fjalët e kolegut të fushës së lojës, Zyhdi Basha, për të cilin Paulin Ndoja, si pjesë e katërshes së kollosëve të futbollit shkodran, së bashku me tre kolegët e tij, Zhega, Rragami dhe Bizi, meritojnë një bust në stadiumin “Loro Boriçi”.
Në pjesën e dytë të emisionit, krahas prononcimeve të djalit dhe nipit të Paulin Ndojës, Kolë dhe Gaspër Ndoja, të cilët vazhduan traditën si portjerë të Vllaznisë, emisioni “Histori Sportive” duke sjellë në vemendje disa fragmente nga intervistat e shumta që Paulin Ndoja ka dhënë për RTSH Shkodra.
The post Paulin Ndoja në “Histori Sportive” – Vlerësime maksimale për legjendën e portës shkodrane dhe asaj shqiptare appeared first on RTSH Shkodra.
]]>