The post Dita Botërore e Artit appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Tema e Ditës Botërore të Artit 2025 është: “Kopshti i shprehjes: Kultivimi i komunitetit përmes artit”. Tema e Ditës Botërore të Artit ndryshon nga viti në vit, duke u fokusuar në aspekte të ndryshme se si arti ndikon në shoqëri dhe në jetën tonë personale.
UNESCO thotë se, arti ushqen kreativitetin, inovacionin dhe diversitetin kulturor për të gjithë popujt anembanë globit dhe luan një rol të rëndësishëm në ndarjen e njohurive dhe inkurajimin e kuriozitetit dhe dialogut. Zhvillimi i mëtejshëm i artit çon më tej mjetet tona për të arritur një botë të lirë dhe paqësore.
Çdo vit, më 15 prill, festimet e Ditës Botërore të Artit ndihmojnë në përforcimin e lidhjeve midis krijimeve artistike dhe shoqërisë, inkurajojnë ndërgjegjësimin më të madh për diversitetin e shprehjeve artistike dhe nxjerrin në pah kontributin e artistëve për zhvillimin e qëndrueshëm.
Kjo ditë është gjithashtu një rast për të theksuar edukimin artistik në shkolla, pasi kultura mund të hapë rrugën për arsim gjithëpërfshirës dhe të barabartë.
Në Ditën Botërore të Artit, UNESCO inkurajon njerëzit nga të gjitha vendet të bashkohen përmes aktiviteteve të ndryshme si debate, konferenca, seminare, ngjarje kulturore dhe prezantime ose ekspozita.
The post Dita Botërore e Artit appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post “Twinkle Twinkle”, arti që shkëlqen/Studentët e Arteve ekspozojnë krijimet e tyre në Shkodër appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Ekspozita përmban krijime në grafikë, multimedia, tekstil dhe modë, fotografi, pikturë kavaleti dhe monumentale, skulpturë, qeramikë si dhe instalacione të ndryshme. Pjesë e saj janë edhe punime nga Atelieja e Vitit të Parë, duke i dhënë mundësinë edhe studentëve të rinj të shpalosin talentin e tyre për publikun.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë pedagogë, artistë dhe dashamirës të artit, të cilët vlerësuan punën e studentëve dhe rolin e kësaj ekspozite në promovimin e brezit të ri të krijuesve.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 30 mars, duke u dhënë mundësinë vizitorëve të njihen nga afër me krijimtarinë e artistëve të rinj.
The post “Twinkle Twinkle”, arti që shkëlqen/Studentët e Arteve ekspozojnë krijimet e tyre në Shkodër appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Kolë Idromeno, mjeshtri i pikturës shqiptare appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Ai mbetet një nga artistët më të rëndësishëm dhe të kompletuar që vendi ynë ka patur ndonjëherë, pasi përveçse si piktor, Idromeno njihet si skulptor, arkitekt, inxhinier, fotograf, muzikant e shumë të tjera.
Kritikë të ndryshëm të artit shkojnë deri atje sa e cilësojnë kryeveprën “Motra Tone” si “Xhokonda shqiptare”, ndërsa Kolë Idromenon me universalizmin e tij në fushë të arteve e cilësojnë si “Da Vinçi shqiptar”. Disa nga pikturat më të famshme të Idromenos janë: “Autoportret”, “Portreti i së shoqes”, “Portret i Mati Kodhelit”, “Motra Tone”, “Dy rrugët” dhe “Dasma shkodrane”.
Ai lindi më 15 gusht 1860 në Shkodër. Mban titullin “Piktor i Popullit”. Ishte i pari që realizoi shfaqjet kinematografike në Shqipëri, 1919. Është themeluesi i shkollës realiste të pikturës shqiptare të shekujve XIX-XX. Në vitin 1883 realizoi tablonë “Motra Tone”, që është dhe vepra e parë e rëndësishme realiste në pikturën shqiptare të periudhës së Rilindjes dhe Pavarësisë.
Thuhet se familja e tij ishte nga më të njohurat e Pargës në Çamëri. I ati, Arsen Idromeno, kishte ardhur në Shkodër nga ishulli Hidro i banuar nga arbëreshët e Greqisë. Kola filloi të pikturonte që kur ishte fëmijë; mësime për vizatim i mori duke qëndruar pranë fotografit të njohur të qytetit, Pietro Marubi, i cili e ndihmoi Kolën për të ndjekur studime për pikturë në Venecia. Por, i pa mësuar me disiplinën në shkollë, pas 6 muajsh, Kola braktis mësimet dhe fillon të punojë pranë piktorëve dhe artistëve vendas. Pasi u kthye në Shkodër, më 1871, ai realizon pikturat e para; një prej të cilave “12 luftëtarët e Pargës në lundër” në përkujtim të largimit të paraardhësve nga Parga drejt Himarës.
Nga fundi i shekullit 19 dhe fillimi i shekullit 20, pikturat e Idromenos u shfaqën në ekspozita të ndryshme ndërkombëtare si në Budapest, Romë, Bari, Nju Jork etj. Fusha të tjera ku Idromeno spikat janë skulptura dhe arkitektura, me rreth 60 ndërtime private e publike në Shkodër të projektuara prej tij.
The post Kolë Idromeno, mjeshtri i pikturës shqiptare appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Piktura si formë e shprehjes/Ky zhanër i artit ka krijuar ndikimin e vet në Shkodër përmes piktorëve appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Piktura si formë e shprehjes/Ky zhanër i artit ka krijuar ndikimin e vet në Shkodër përmes piktorëve appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Muralja e Vaçe Zelës në RTSH, Haliti: Pati impakt të jashtëzakonshëm te publiku appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Haliti zbuloi më tej për publikun se ideja për realizimin e murales së nderit të kombit, Vaçe Zelës erdhi nga Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, z. Alfred Peza.
“Drejtori i Përgjithshëm i RTSH propozoi të bëjmë një murale. Ne jemi këtu për të bërë gjëra të bukura dhe vendosëm të bëjmë Vaçe Zelën, sepse ajo është fituesja e madhe. Publiku është shumë i mençur.
Vaçe Zela është një filozofi më vete. Vaçe Zela është e preferuara e popullit. Kjo murale ka pasur impakt shumë të madh dhe të mirëkuptohet nga të gjithë”, deklaroi Haliti.
Ikona e këngës shqipe, nderi i kombit, Vaçe Zela tashmë është përjetësuar në një murale në Radio Televizionin Shqiptar, aty ku ajo mori famën që e shoqëroi gjatë gjithë jetës së saj.
Vepra e veçantë në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar u realizua nga artisti me famë ndërkombëtare Maximiliano Debasko, në një punë të palodhur prej dy ditësh.
Ikona e këngës shqipe, Vaçe Zela ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës në Radio Televizionin Shqiptar që prej organizimit të parë të tyre.
Është fituesja e parë e Festivalit të Parë. Në vazhdim të karrierës do të fitonte edhe 11 çmime të tjera të para.
Do të largohej përfundimisht prej skenës në vitin 1992, duke lënë pas një kontribut të konsiderueshëm në muzikën shqiptare me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada e të tjera e tashme në muralen e realizuar do jetë e përjetësuar në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar përgjithmonë.
Artisti Maximiliano Debasko në kuadër të Mural Fest me kurator piktorin dhe artistin Helidon Haliti realizoi në Tiranë edhe muralen e shkrimtarit Ismail Kadare, ndërsa një vit më parë pikturoi portretin e yllit të futbollit ndërkombëtar Lionel Mesi.
Maximiliano Debasko është një artist mjaft i njohur për realizimin e portreteve e figurave me famë botërore si të futbollistëve David Bekam dhe Ronaldinjos.
The post Muralja e Vaçe Zelës në RTSH, Haliti: Pati impakt të jashtëzakonshëm te publiku appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post “Salloni i Vjeshtës”, detajet e edicionit të ri/Tema e këtij viti, “Vjeshta e dashurisë dhe kreativitetit” appeared first on RTSH Shkodra.
]]>“Vjeshta e dashurisë dhe kreativitetit” është tema e këtij edicioni. Ajo vjen si një eksplorim i thellë se si stina e vjeshtës shërben si një kanavacë për reflektim të brendshëm dhe risi artistike. Kjo ekspozitë tematike shqyrton se si tranzicioni i botës natyrore gjatë vjeshtës ndikon në procesin krijues dhe pasqyron udhëtimin introspektiv të artistëve. Nëpërmjet këtij objektivi, vjeshta bëhet jo vetëm një stinë ndryshimesh, por edhe një metaforë për peizazhet e brendshme që artistët lundrojnë në punën e tyre.
Ekspozita me karakter kombëtar “Salloni i Vjeshtës” do të vijë e kuruar nga Mikel Temo. Ky i fundit, i lindur në Korçë ka një background të pasur në fushën e pikturës. Pas vitit 1990, vitit të ndryshimeve të medha politiko-sociale, ai ekspozon gjerësisht si brenda ashtu dhe jashte vendit punimet e tij duke nisur nga Greqia e me radhë në Kroaci, Itali, Francë dhe SHBA. Në maj 1991, çeli ekspozitën e parë personale, në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe menjëherë pas saj një seri ekspozitash të tjera do ta ndjekin veprimtarinë e tij artistike.
Galeria e Arteve në thirrjen e saj për pjesëmarrësit ka përcaktuar datën 15 nëntor si afatin e fundit të dorëzimit të punimeve artistike.
The post “Salloni i Vjeshtës”, detajet e edicionit të ri/Tema e këtij viti, “Vjeshta e dashurisë dhe kreativitetit” appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Ekspozita “Penelata n’hapësirë”/Piktori nga Kosova, Eshtref Berisha prezantoi punimet në galerinë “Oda” appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Ekspozita “Penelata n’hapësirë”/Piktori nga Kosova, Eshtref Berisha prezantoi punimet në galerinë “Oda” appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Lahuta e ruajtur në Muzeun e Artit Mesjetar, dëshmi e artit të gdhendjes appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Objekti i radhës, pjesë e fondit të MKAM është lahuta. Kjo vegël muzikore zinte një vend shumë të rëndësishëm në jetën e përditshme. Me lahutë, malësorët iu këndonin heronjve dhe legjendave. Lahuta e ruajtur ne MKAM është e gjitha e gdhendur me mjeshtëri prej drurit dhe e zbukuruar me motive lineare të përsëritura.
Një nga traditat e hershme, një punë e shkëlqyer dhe po aq e vështirë, ka qenë ndër shekuj gdhendja e drurit. E përhapur në të gjithë Shqipërinë, prej kohëve të lashta, me specifikat e çdo vendi, gdhendja e drurit ka zënë gjithmonë një vend tepër të rëndësishëm në jetesën e popullit, duke nisur nga objektet e nevojshme, të përdorimit të përditshëm, deri tek objekte e zbukurimit.
Motive gjeometrike, floreale dhe zoomorfe, të gdhendura me mjeshtëri, janë në fokusin e programit mbi trashëgiminë kulturore, traditën dhe artizanatin të Muzeut të Artit Mesjetar. MKAM, në fondet e tij përmban shumë elementë popullorë, të cilat i ekspozon si një shembull i mirë, i pasurisë kombëtare.
The post Lahuta e ruajtur në Muzeun e Artit Mesjetar, dëshmi e artit të gdhendjes appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Nga çoban në mjeshtër qeramike/Vasil Kukaj kthehet në “duar-artin” e punimeve artizanale appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Nga çoban në mjeshtër qeramike/Vasil Kukaj kthehet në “duar-artin” e punimeve artizanale appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Ekspozitë me punime artistike/“Gjeste dashurie” u realizua nga nxënës të shkollave të qytetit appeared first on RTSH Shkodra.
]]>“Gjeste dashurie” erdhi si pjesë e kalendarit të aktiviteteve të edicionit të shtatë të festivalit “Ekrani i Artit”.
The post Ekspozitë me punime artistike/“Gjeste dashurie” u realizua nga nxënës të shkollave të qytetit appeared first on RTSH Shkodra.
]]>