Kryesore Archives - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/aktualitet/kryesore/ Radio Televiziori Shqiptar Thu, 01 May 2025 10:05:09 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.8.1 https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/08/cropped-SHKODRA-150-%C3%97-150-px-1.png?fit=32%2C32&ssl=1 Kryesore Archives - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/aktualitet/kryesore/ 32 32 222375147 Masat parandaluese ndaj zjarreve/ Shkodër bashkëpunim me zjarrfikësit dhe bashkitë për menaxhimin e rrezikut https://www.rtsh-shkodra.live/masat-parandaluese-ndaj-zjarreve-shkoder-bashkepunim-me-zjarrfikesit-dhe-bashkite-per-menaxhimin-e-rrezikut/ Thu, 01 May 2025 10:05:05 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=83256 Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e...

The post Masat parandaluese ndaj zjarreve/ Shkodër bashkëpunim me zjarrfikësit dhe bashkitë për menaxhimin e rrezikut appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e zjarreve në zonat e mbrojtura të qarkut. Puna përgatitore është përqendruar në forcimin e gatishmërisë dhe bashkëpunimin me strukturat vendore, veçanërisht me repartin e zjarrfikësve dhe bashkitë përkatëse, duke synuar një reagim të shpejtë dhe efikas në rast të emergjencave.Krahas angazhimit te institucioneve, ajo qw vlersohet si mw e rwndesishme wshtw ndërgjegjësimi i komunitetit dhe vizitorëve për shmangien e zjarreve të shkaktuara nga pakujdesia njerëzore.Gjatë vitit 2024 në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 168 zjarre në pyje, të cilat kanë përfshirë një sipërfaqe prej mbi 46000 hektarësh,qw përbwnw një nga nivelet më të larta të dëmeve të regjistruara në dekadën e fundit.

The post Masat parandaluese ndaj zjarreve/ Shkodër bashkëpunim me zjarrfikësit dhe bashkitë për menaxhimin e rrezikut appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
83256
Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill https://www.rtsh-shkodra.live/manastirliu-kredi-me-interes-zero-per-blerje-banese-per-90-mesues-afati-per-aplikim-deri-me-9-prill/ Fri, 28 Mar 2025 11:48:05 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79956 Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për...

The post Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për të blerjen e një banese.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale tha se “për këtë vit janë vënë në dispozicion të mësuesve 90 kuota për trajtim me kredi të lehtësuar për blerjen e një banese”.

Manastirliu vuri në dukje se të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë nëpërmjet portalit e-Albania, nga data 11 mars 2025 deri më datë 9 prill 2025.

Përfituesit përzgjidhen nga Komisioni i Vlerësimit, i ngritur pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bazë të sistemit të pikëzimit, të përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave “Për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës”, brenda 10 ditë pune nga afati i mbylljes së aplikimeve.

The post Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79956
Eksploziv makinës në Shkodër  –  Pronari i automjetit: Nuk kam asnjë ide se kush mund të jenë autorët https://www.rtsh-shkodra.live/eksploziv-makines-ne-shkoder-pronari-i-automjetit-nuk-kam-asnje-ide-se-kush-mund-te-jene-autoret/ Fri, 31 Jan 2025 12:01:48 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=75165 Shkodra u zgjua mëngjesin e sotëm nga një shpërthim me tritol që u vendos tek...

The post Eksploziv makinës në Shkodër  –  Pronari i automjetit: Nuk kam asnjë ide se kush mund të jenë autorët appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Shkodra u zgjua mëngjesin e sotëm nga një shpërthim me tritol që u vendos tek goma e parë e një automjeti, i cili është dëmtuar pjesërisht. Ngjarja ndodhi rreth orës 02.30 minuta në rrugën “Martin Camaj”, në lagjen “Rus”.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Mësohet se pronari i automjetit të jetë Alban Bushati 37-vjeç nga Shkodra.

Ai ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë ide se kush mund të jenë autorët e ngjarjes, pasi vetë ka një biznes ku shet fruta-perime.

Ndërkohë , policia dyshon se më parë ky shtetas është marrë me baste sportive dhe ka dyshime se kjo ngjarje mund të lidhet me bastet.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

The post Eksploziv makinës në Shkodër  –  Pronari i automjetit: Nuk kam asnjë ide se kush mund të jenë autorët appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
75165
Moti për sot- Reshje shiu dhe stuhi, ulen temperaturat https://www.rtsh-shkodra.live/moti-per-sot-reshje-shiu-dhe-stuhi-ulen-temperaturat/ Wed, 08 Jan 2025 06:22:54 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=72948 Ditën e sotme (8 janar) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me reshje...

The post Moti për sot- Reshje shiu dhe stuhi, ulen temperaturat appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Ditën e sotme (8 janar) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar gjatë orëve të para të ditës, ndërsa në veriperëndim stuhi afatshkurtra.

Pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut do të vijojnë të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 8m/s, ndërsa ne lugina dhe bregdet 15m/s e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat:

Në zonat malore:  5 deri 13°C;                                                                                                                                                 

Në zonat e ulëta: 6 deri 18°C;

Në bregdet: 10 deri 18°C.

The post Moti për sot- Reshje shiu dhe stuhi, ulen temperaturat appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
72948
Arrestohet i riu në Shkodër – Autoritetet spanjolle e kishin shpallur në kërkim për trafik droge https://www.rtsh-shkodra.live/arrestohet-i-riu-ne-shkoder-autoritetet-spanjolle-e-kishin-shpallur-ne-kerkim-per-trafik-droge/ Thu, 19 Dec 2024 13:18:44 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=71244 Një 36-vjeçar, në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle, është vënë në pranga në kuadër të...

The post Arrestohet i riu në Shkodër – Autoritetet spanjolle e kishin shpallur në kërkim për trafik droge appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Një 36-vjeçar, në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle, është vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 21”.

Në bashkëpunim me homologët spanjollë, i riu Spartak Suca u lokalizua dhe u arrestua në qytetin e Shkodrës.

 Ai ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle për akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjykata e Tarragonas, Spanjë, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Pas arrestimit, Interpol Tirana po bashkëpunon ngushtë me Interpol Madridin për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 36-vjeçarit drejt Spanjës, ku ai do të përballet me drejtësinë.

The post Arrestohet i riu në Shkodër – Autoritetet spanjolle e kishin shpallur në kërkim për trafik droge appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
71244
Më 5 tetor 2025 nis operacionalizimi i SEPA, integrimi në tregun europian të pagesave https://www.rtsh-shkodra.live/me-5-tetor-2025-nis-operacionalizimi-i-sepa-integrimi-ne-tregun-europian-te-pagesave/ Mon, 09 Dec 2024 11:58:52 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=69882 Procesi i integrimit të Shqipërisë ka qenë i gjatë, kompleks dhe shumëplanësh, por duket se vitet...

The post Më 5 tetor 2025 nis operacionalizimi i SEPA, integrimi në tregun europian të pagesave appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Procesi i integrimit të Shqipërisë ka qenë i gjatë, kompleks dhe shumëplanësh, por duket se vitet e fundit puna po bëhet më e prekshme për qytetarët.

Lajmi më i mirë i ditëve të fundit është materializimi i përpjekjeve dhjetëvjeçare për anëtarësimin e vendit në tregun europian të pagesave, një arritje, e cila me operacionalizimin e saj do të sjellë përfitime për qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, duke e integruar më tej sipërmarrjen dhe ekonominë shqiptare me tregun europian.

Është pikërisht Banka e Shqipërisë që e ka udhëhequr këtë proces të rëndësishëm, duke u treguar proaktive ndaj ndryshimeve teknologjike në ambientin ndërkombëtar të pagesave dhe duke e drejtuar tregun drejt adoptimit të këtyre ndryshimeve.

Shqipëria së bashku me Malin e Zi nga 21 nëntori janë pranuar tashmë si pjesë e zonës gjeografike SEPA dhe që prej afateve të operacionalizimit, ofruesit e shërbimeve në territorin shqiptar do të munden të ofrojnë shërbimet transaksionale ndërkufitare me tarifa shumë më të lira dhe me kohë shumë më të shkurtër me vendet e Bashkimit Europian dhe të zonës SEPA. Këtu flasim për reduktim disafishe, të paktën pesë herë më të lira sesa ç’janë aktualisht me modelin ekzistues të bankave,” tregon Ledia Bregu, drejtore e Departamentit të Pagesave në Bankën e Shqipërisë.

The post Më 5 tetor 2025 nis operacionalizimi i SEPA, integrimi në tregun europian të pagesave appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
69882
Denaj me ministrin hungarez: Mundësi për forcimin e lidhjeve ekonomike https://www.rtsh-shkodra.live/denaj-me-ministrin-hungarez-mundesi-per-forcimin-e-lidhjeve-ekonomike/ Fri, 06 Dec 2024 09:44:09 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=69533 Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, priti në Tiranë në një takim pune...

The post Denaj me ministrin hungarez: Mundësi për forcimin e lidhjeve ekonomike appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, priti në Tiranë në një takim pune ministrin e Ekonomisë së Hungarisë, Márton Nagy.

Denaj tha se, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Hungarisë zhvilloi një takim produktiv me ministrin Nagy.

Diskutimet u përqendruan në mundësitë për të forcuar lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe për të nxitur zhvillimin e sektorit agro një sektor kyç për ekonominë shqiptare me potencial të madh për rritje dhe përmirësim.

Ministrja theksoi se, gjatë takimit u trajtua rëndësia e investimeve të reja në këtë sektor për të krijuar ekonomi shkalle, për të rritur cilësinë dhe standardet e produkteve shqiptare.

“Zgjerimi i mbështetjes për produktet shqiptare, për rritjen e konkurrencës në tregun lokal dhe ndërkombëtar, duke përmirësuar aksesin në financë, mbetet vendimtar për të lehtësuar dhe rritur investimet në këtë sektor”, u shpreh Denaj.

The post Denaj me ministrin hungarez: Mundësi për forcimin e lidhjeve ekonomike appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
69533
Nis shpërndarja e bonusit të Fundvitit për pensionistët https://www.rtsh-shkodra.live/nis-shperndarja-e-bonusit-te-fundvitit-per-pensionistet/ Mon, 02 Dec 2024 11:14:06 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=68869 Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se ka nisur sot...

The post Nis shpërndarja e bonusit të Fundvitit për pensionistët appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se ka nisur sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët.

Sipas Gonxhes, deri në orën 10:00 janë shpërndarë 19566 bonuse, nga të cilët 13712 bonuse 15 mijë lekë për pensionet nën 20 mijë lekë, invalidët dhe pensionet familjare, si dhe 5854 bonuse 10 mijë  lekë për pensionet mbi 20 mijë.

Bonusi mund të tërhiqet në çdo pikë të Postës Shqiptare ose banka të nivelit të dytë deri më 30 qershor 2025.

Nga ky vendim përfitojnë 724 933 pensionistë.

Më herët kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se falë rritjes së qëndrueshme të ekonomisë, do të krijohet një fond pranë Bankës së Shqipërisë që në dhjetor, për një bonus të dytë për pensionistët, duke e quajtur “Bonusi i ri i pranverës”.

Njëkohësisht, qeveria ka nisur një bashkëbisedimin me pensionistët mbi planin e ri të pensioneve dhe angazhimin e qeverisë për të përfshirë pensionistët në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit.

The post Nis shpërndarja e bonusit të Fundvitit për pensionistët appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
68869
Njoftim i plotë për Sëmundjen e Murtajës Afrikane të Derrave https://www.rtsh-shkodra.live/njoftim-i-plote-per-semundjen-e-murtajes-afrikane-te-derrave/ Fri, 29 Nov 2024 10:33:29 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=68568 Pas konfirmimit të Murtajës Afrikane të Derrave, në Malin e Rrencit në datën 26.11.2024, Autoriteti...

The post Njoftim i plotë për Sëmundjen e Murtajës Afrikane të Derrave appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Pas konfirmimit të Murtajës Afrikane të Derrave, në Malin e Rrencit në datën 26.11.2024, Autoriteti Kombëtarë i Veterinaris dhe Mbrojtjes së Bimëve ka vijuar në mënyrë intensive monitorimin e zonave perimetrale 3 dhe 10 km nga vatra e konfirmuar me Murtajën Afrikanë të Derrave.

Në datë 27.11.2024, në Malin e Rrencit janë gjetur 200 metra nga vatra parë edhe 9 derra të tjerë të ngordhur prej disa ditësh, sipas dekompozimit të kadavrave, të cilët janë djegur dhe groposur, menjëherë. Gjithashtu, është desinfektuar zona përkatëse.

Në zbatim të Urdhrit të Ministrit nr 1036, datë 26.11.2024 “Për marrjen e masave kufizueses për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së Murtajës Afrikane të Derrave”, janë shpërndarë 200 postera informues e ndërgjegjësues në zonat e mbrojtjes (3 kilometer) dhe atë të mbikqyrjes (10 kilometer). Vijon komunikimi me Policinë e Qarkut Lezhë, Bashkinë e Lezhës dhe Agjencinë Rajonale të Mjedisit Lezhë.

Po kështu, gjatë monitorimit dhe inventarizimit rigoroz të gjëndjes së kafshëve të llojit derr, janë identifikuar e matrikulluar dhe 64 derra të butë.

Shërbimi Veterinar Rajonal nuk e ka ndalur punën për zbatimin e Planit të Kontigjencës Nr.10390/1 Prot., datë 24.11.2020 “Për Sëmundjen e Murtajës Afrikane të Derrave” duke derguar për çdo ditë 5 grupe verifikimi dhe kontrolli për marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së semundjes.

Gjatë monitorimit të datë 28.11.2024, nuk janë evidentuar raste të reja dhe as shenja klinike gjatë monitorimit klinik të kafsheve në zonat e kontrolluara.

The post Njoftim i plotë për Sëmundjen e Murtajës Afrikane të Derrave appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
68568
Murtaja Afrikane e Derrit prek Lezhën/ Në malin e Rrencit në Shëngjin ngordhin 10 derra, zona vendoset në karantinë https://www.rtsh-shkodra.live/murtaja-afrikane-e-derrit-prek-lezhen-ne-malin-e-rrenxit-ne-shengjin-ngordhin-10-derra-zona-vendoset-ne-karantine/ Fri, 29 Nov 2024 09:42:48 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=68560 Murtaja Afrikane e Derrit ka prekur Lezhën.Vatra e sëmundjes është identifikuar në Malin e Rrencit...

The post Murtaja Afrikane e Derrit prek Lezhën/ Në malin e Rrencit në Shëngjin ngordhin 10 derra, zona vendoset në karantinë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Murtaja Afrikane e Derrit ka prekur Lezhën.Vatra e sëmundjes është identifikuar në Malin e Rrencit në Shëngjin, ku deri më tani janë konstatuar 10 derra të ngordhur, pesë brenda një ferme dhe pesë të tjerë përgjatë masivit pyjor të kësaj zone.

Pas identifikimit të rastit Shërbimi i Veterinarisë në Lezhë është vënë mënjehërë në lëvizje dhe nga analizat e kryera ka rezultuar se derrat kanë ngodhur nga murtaja afrikane.

Në kordinim edhe me institucionet e tjera Bashkinë Lezhë, Policinë dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, Shërbimi Veterinar ka bërë djegien dhe asgjesimi e derrave të ngordhur në vendin ku janë gjetur si dhe dezinfektimin e zonës, konform protokollit të përcaktuar.

Ndërkohë pjesa e Malit të Rrencit në Shëngjin në një perimeter prej 10 km ku është konstatuar vatra e sëmundjes është shpallur zonë e kuqe, ku do të kalojë në sitë nga veterineret për të parë nëse ka sërish derra të ngordhur brenda këtij perimentri.

Monitorimi do të jetë i vazhdueshem përgjatë 20 diteve në vijim, ndërsa Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar në Lezhë Ded Rama ju bën thirrje të gjithë qytetareve dhe kryesisht gjuetareve që të sinjalizojnë insitucionin që ai drejton nëse konstatojnë kafshë të ngordhura, me qëllim që të veprohet menjëherë dhe sëmundja mos të përhapet.

Në lidhje me rastin në fjalë Shërbimi Veterinar thotë se nuk ka vend për panik, pasi Murtaja Afrikane e Derrit nuk përhapet tek njerezit dhe vatra e konstatuar është e izoluar.

The post Murtaja Afrikane e Derrit prek Lezhën/ Në malin e Rrencit në Shëngjin ngordhin 10 derra, zona vendoset në karantinë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
68560