Cancelo i jep prioritet Barçës, fjala e fundit është e Deco-s dhe Flick

Joao Cancelo ka ven

Joao Cancelo ka vendosur dhe ka autorizuar menaxherin e tij që të gjejë gjuhën e përbashkët me Barcelona-n. Lojtari po pret përgjigjen e formacionit katalan pasi gjithçka do të vendoset nga Deco dhe Flick.

Për momentin Barça ka mundësi që të nënshkruajë me Cancelo-n pasi është dëmtuar Christiansen. Për shërbimet e tij ka shprehur interes edhe Inter-i. Klubi zikaltër nuk kërkon që të shpenzojë para për këtë operacion dhe i ka ofruar skuadrës së Al-Hilal shërbimet e njërit mes Acerbi ose De Vrij.