“Camp Nou” hakmerret ndaj “Bernabéu”-t: Xabi, qëndro!
Falë fitores me Osasuna-n, Barcelona i është larguar Real-it shtatë pikë ndërsa ekipi i Alonso-s pret që të luajë sot takimin e radhës në transfertë përballë Deportivo Alaves.
Rezultati i këtij takimi do të jetë vendimtar sa i përket fateve të Xabi Alonoso-s për të cilin thuhet se Florentino Perez po mendon seriozisht për ta zëvendësuar.
Si të mos mungonin dyshimet dhe problemet në ekip, Real-it i duhet që të bëjë llogaritë edhe më faktorët e jashtëm. Kështu mbrëmjen e kaluar i gjithë “Spotify Camp Nou” u ngrit në këmbë pas golit të Raphina-s duke kënduar: “Xabi, qëndro!”.
Një kor i tillë u bë për të provokuar rivalët në distancë pasi të njëjtën gjë bënë edhe tifozët e Real-it vetëm pak muaj më parë kur “ftuan” Xavi Hernández që të qëndronte në stolin e Barçës pas klasikes të fituar nga kryeqytetasit përballë rivalëve të përjetshëm, takim ky që vendosi fatet e sezonit të La Liga-s 2023-2024.
