Lajme

Çako: Situatë e përmirësuar e motit, akset kryesore në vend të gjitha të hapura

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, dha lajmin e mirë se akset kryesore të të gjithë zonave në vend janë të hapura, ndërsa vijon moti i keq.

Pas një situate të ngarkuar prej 3 ditësh në shkallë vendi me reshje të shumta dëbore dhe shiu nga veriu në jug të vendit, aktualisht situata është shumë e përmirësuar dhe gjendemi tashmë në një situatë të favorshme totalisht, pasi rrugët, akset kryesore të të gjithë zonave janë të hapura”, tha ai.

Në një prononcim për median ai theksoi se thuajse edhe ato rurale janë drejt hapjes dhe përmirësimit në zonat më të thella dhe të gjitha strukturat janë të angazhuara.

Ka funksionuar shumë mirë Mekanizmi i Mbrojtjes Civile në shkallë vendi, duke angazhuar të gjitha institucionet dhe strukturat dhe të gjitha kapacitet për t’i ardhur në ndihma të gjitha rasteve të kërkuara ndihmë nga qytetarët. Reshjet pothuajse janë ndërprerë në shkallë vendi. Tashmë ka prezencë të dëborës vetëm në zonat e thella malore, por shpresohet që shumë shpejt edhe ato pak fshatra të jenë të aksesuesshëm”, tha Çako.

Çako pato edhe një thirrje për të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm. 

Do të duhet patjetër të jenë të kujdesshëm për zonat me prezencë të shtuar të dëborës dhe të akullit për të qarkulluar me automjete me zinxhirë, por edhe me goma dimërore si dhe të jenë të kujdesshëm për lëvizjet e kontrollueshme në rastet kur ka rrezikshmëri të theksuar. Pothuajse të gjitha strukturat gjithashtu janë të gatshme në Qendrën Kombëtare të Emergjencave Civile dhe në të gjitha strukturat e tjera, duhet t’i drejtohen për nevojat që do të kenë”, tha ai.

Nga raportimet e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ditën e sotme të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Nga 1 qershori, hyn në fuqi marrëveshja për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka njoftuar zyrtarisht…

8 minutes ago

Presidenti Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV! Kreu i Shtetit takohet me Atin e Shenjtë! Zbardhen diskutimet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë…

10 minutes ago

Dekada pa investime – Në fshatin Kuç shqetësim infrastruktura rrugore dhe rrjeti elektrik

Amortizimi i rrjetit elektrik në fshatin fshatin Kuç të njësisë administrative Guri i Zi në…

14 minutes ago

Ura  Mesit, atraksion për turistët – Të huajt vlerësojnë historinë dhe arkitekturën

Ura e Mesit, monumenti i kulturës me vlera të mëdha historike, vijon të tërheqë turistë…

16 minutes ago

Banda muzikore në Festivalin Ndërkombëtar / Artistët PAK nga Shkodra do të përfaqësojnë Shqipërinë në Norvegji

Shkodra do të përfaqësojë sërish Shqipërinë në një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare për…

20 minutes ago

Trashëgimia etnografike në Shkodër – Pavioni i Muzeut Historik ruan pasurinë shpirtërore dhe kulturore të veriut

Pavioni i etnografisë në Muzeun Historik të Shkodrës është një prej seksioneve më të pasura…

22 minutes ago