By-Pass i Shkodrës jashtë vëmendjes / Parmakët e dëmtuar, dëshmi e lëvizjes së automjeteve me shpejtësi të lartë

I inauguruar në mars të vitit 2022, Bypass-i i Shkodrës , një investim prej 1.5 miliardë lekësh, vlërësohet si një zgjidhje efikase për lehtësimin e trafikut të rënduar në hyrje-daljet e qytetit, veçanërisht gjatë sezonit turistik.
Por ky segment, gjatë këtyre tre viteve që është në funksion, duket se ka mbetur jashtë vemendjes sa i takon mirëmbajtjes.
Në disa zona të Bypassit evidentohen dëmtime të konsiderueshme, kryesisht të barrierave mbrojtëse në dy anët e kesaj rruge me gjatësi afro 5 km. Parmakë të përkulur ose të shkatërruar, dëshmojnë për lëvizje të mjeteve me shpejtësi të lartë dhe jashtë normave të lejuara duke bërë që kjo rrugë të kthehet në një burim potencial aksidentesh, të cilat nuk kanë munguar.
By-pass-i i Shkodrës, i pajisur me korsi të veçanta për këmbësorë dhe biçikleta, po frekuentohet gjithnjë e më shumë nga banorët, sidomos në orët e pasdites, duke e bërë edhe më urgjente ndërhyrjen për të garantuar sigurinë e përdoruesve të tij.